Flash

“Di pak fjalë shqip”, Calhanoglu tregon lidhjen me shqiptarët e i bën elozhe Kosovës

Lapsi.al 30 March 2026
“Di pak fjalë shqip”, Calhanoglu tregon lidhjen me

“Secili ka këndvështrimin e vet. Unë nuk e nënvlerësoj asnjë kundërshtar. Me Interin u eliminuam nga Bodo Glimt. Qasja e presidentit (të Federatës Turke të Futbollit) është tjetër. Na ka mbetur vetëm një ndeshje për Kupën e Botës. Nuk fiton cilësia, por ai që vendos më shumë zemër. Ne e dimë këtë dhe jemi gati”. E thënë nga Hakan Calhanoglu kjo është diçka që duhet marrë në konsideratë. Kapiteni i Turqisë, në konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes finale të playoff-it të Botërorit, ka folur me elozhe për Dardanët.

Kombëtarja turke ka zhvilluar seancën stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe Calhanoglu pret një ndeshje të vështirë, duke i thirrur edhe kujtesës: “E mbaj mend ndeshjen tonë të parë me Kosovën, edhe unë kam qenë aty. Janë shumë të fortë dhe kanë lojtarë të mirë. Edhe trajneri i tyre është i mirë. Vedat Muriqin e njoh. Ka edhe një lojtar që luan te Como. Di disa fjalë shqip, por më mirë të mos flas. Kam miq të afërt, më mirë të mos them asnjë fjalë (duke qeshur)”, shtoi mesfushori i Inter, që ka luajtur në një skuadër edhe me mesfushorin e Shqipërisë Kristjan Asllani.

Turqia është favorite e madhe, me lojtarë si Guler, Yildiz e vetë Calhanoglu, por sic duket performanca e Kosovës në këtë fushatë, e sidomos gjysmëfinalja e playoff-it me Sllovakinë, i ka bërë lojtarët e teknikut Montella që të tregojnë kujdes: “Kosova ka shumë lojtarë të rrezikshëm. Është Asllani. Vedati është shumë i mirë para portës dhe në goditjet standarde. Lojtari që luan me Kenan te Juventus është shumë i mirë. Të mos i përmend të gjithë një nga një, se do të ishte e padrejtë. Të gjithë janë të mirë dhe cilësorë”, përfundoi Calhanoglu.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI