Flash

PAMJET/ Terror në një lokal në Kavajë, prangoset 28-vjeçari i armatosur

Lapsi.al 29 March 2026
PAMJET/ Terror në një lokal në Kavajë, prangoset

Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Kavajës morën njoftim, rreth orës 09:40 të ditës së diel, se një person i armatosur kishte hyrë në një bar-kafe në lagjen nr. 2, të qytetit ku kishte kanosur klientët dhe kishte goditur me qytën e pistoletës pronarin e lokalit.

Uniformat blu thonë se menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan në adresën e dhënë, por për t’i shpëtuar policisë, personi i armatosur ishte larguar me shpejtësi me automjet dhe gjatë largimit kishte dëmtuar edhe një makinë të parkuar.

Pas kësaj shërbimet e policisë u vunë në ndjekje, duke koordinuar veprimet me Forcat Operacionale të DVP Durrës. Gjatë ndjekjes, si pasojë e shpejtësisë së lartë, personi i armatosur humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe u përplas me trafikndarësen dhe me një automjet tjetër.

Më pas, ai braktisi automjetin dhe u largua nga vendi i aksidentit. Shërbime të shumta të policisë vijuan kontrollet në zonë. Pas disa orësh kërkimesh, duke përdorur dhe metodat speciale të hetimit, Forcat Operacionale të Durrësit bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit M. C., alias M. C., 28 vjeç, banues në Kavajë, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

"Gjatë kontrollit të territorit, u gjet në një kanal dhe u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, dhe gjatë kontrollit në automjetin tip Range Rover në përdorim nga 28 vjeçari u gjet krehri me municion luftarak.

Nga hetimet paraprake rezulton se 28-vjeçari ka kanosur dy klientë të lokalit dhe ka goditur në kokë, me qytën e pistoletës, pronarin e lokalit, shtetasin S. V., 64 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti” – thuhet në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur

22 emigrantë që shpresonin të arrinin në Evropë vdiqën në brigjet e Greqisë, sipas rojes bregdetare greke. 26 të tjerë mbijetuan dhe u shpëtuan nga një anije e ...

17:15

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI