Një grup tjetër personash, sërish në qytetin, Bor, ndoqën studentët sepse po filmonin një makinë në të cilën, sipas tyre, mbaheshin lista paralele të votuesve. Në pamjet filmike të publikuara, grupi i persona fillimisht rrahu një vajzë studente dhe më pas e rrëzoi një djalë student përtokë dhe e shqelmoi ndërsa ai ishte shtrirë. Nuk ishte e lehtë as për ata që u ofruan vullnetarë për studentët. Dy vajza pohojnë se zbuluan të ashtuquajturin "treni bullgar" në sallën e stacionit të autobusëve në Arandjelovac. “Sillnin fletëvotime të bardha, duke i vendosur në sportele dhe pastaj largoheshin me fletëvotimet e plotësuara në qendrën e votimit, e cila ndodhet pikërisht këtu ngjitur", - thotë një vullnetare.View this post on Instagram
"Isha pranë një parkingu pranë stacionit të autobusëve dhe u bëra dyshuese kur vura re një xhip me xhama të errët që lëvizte, duke ardhur e shkuar vazhdimisht. Kur u nisa drejt parkingut, vura re se kishte njerëz në tre makina të markave të ndryshme. Kur e ktheva kamerën për të filmuar xhipin, në atë moment një burrë doli nga sedilja e pasme dhe filloi të më ndiqte. Arritëm të filmonim një tjetër Skoda pranë tyre, e cila ka targa të Arangjelovcit, por dhe një targë që shkruan Beograd", - tha vullnetarja. Opozita pretendon se votat po shkëmbehen edhe në stacionin e autobusëve në Knjaževac. Gazetarët dhe vëzhguesit i kanë identifikuar edhe disa lokale si vende ku organizohen progresistët e Vuçiç. Për shkak të një informacioni se ata kanë një listë paralele votuesish në një hotel, gazetari ynë hyri në qendrën e thirrjeve të SNS-së. "A jeni një mision vëzhgimi apo? A janë këto lista paralele votuesish," - pyeti gazetari i N1, Mladen Savatović.View this post on Instagram
Për shkak të pretendimeve të vëzhguesve të zgjedhjeve se në qytetin Kula kishte lista paralele votuesish, policia reagoi duke kontrolluar një automjet. Tensionet në këtë qytet u rritën gjatë ditës së zgjedhjeve. Gjithçka filloi me një grup njerëzish të shënuar qartë se i përkisnin të njëjtës parti. Shpejt u bë e qartë se ata që nuk e kishin këtë shenjë të shfaqur qartë ishin shumë më të rrezikshëm. Me shufra të gjata metalike, një grup personash të maskuar dolën nga drejtimi i stadiumit dhe u përleshën me qytetarët e Kulës. Duke gjykuar nga pamjet filmike, të paktën një person u plagos në përleshje. ©Përgatiti LAPSI.alView this post on Instagram