Flash

Mesazhi i kriptuar i Elisës pas dushit të ftohtë nga Rama (FOTO)

Lapsi.al 29 March 2026
Mesazhi i kriptuar i Elisës pas dushit të ftohtë nga Rama (FOTO)

Një ditë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka bërë një reagim në Facebook, duke uruar për një të dielë të bukur, por edhe duke dhënë një mesazh, se për të lënë hijet pas duhet që fytyrën të mbash nga drita.

“Të dielë të bukur! Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas”, shkruan deputetja socialiste, e cila postimin e saj e shoqëron edhe me një foto në natyrë.

Kujtojmë që një ditë më parë mbledhja e Grupit të PS në Pallatin e Brigadave është shoqëruar me replika dhe tone të ashpra mes deputetes Spiropali dhe kryeministrit Rama.

Lexo më tej: “Qepe gojën, mos më bëj të të nxjerr jashtë”, dy episode të përplasjes Rama-Spiropali 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe he...

09:56

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI