Flash

Parandalohet sulmi me mjet shpërthyes ndaj një banke në Paris, arrestohet një person

Lapsi.al 28 March 2026
Parandalohet sulmi me mjet shpërthyes ndaj një banke në Paris,

Policia franceze ka parandaluar një sulm me mjet shpërthyes pranë një dege të 'Bank of America' në orët e para të mëngjesit. Një person është arrestuar në flagrancë, teksa dyshohet se po përgatiste aktivizimin e pajisjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:30, disa rrugë larg Champs-Élysées në Paris. Sipas autoriteteve, i dyshuari kishte vendosur një pajisje të improvizuar, e përbërë nga rreth pesë litra lëndë e dyshuar si karburant dhe një mekanizëm ndezjeje.

Prokuroria kundër terrorizmit ka marrë në dorë hetimet, duke e cilësuar rastin si “tentativë dëmtimi me mjete të rrezikshme në kuadër të një sipërmarrjeje terroriste” dhe “komplot kriminal terrorist”. Në hetim janë përfshirë edhe policia gjyqësore e Parisit dhe shërbimi i inteligjencës së brendshme DGSI, ndërsa i arrestuari ndodhet në paraburgim.

Të këshilluara

Rebelët Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Rebelët Houthi në Jemen kanë marrë përgjegjësinë për një sulm me raketë ndaj Izraelit, duke shënuar përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në konfliktin rajonal q...

11:30

Tërmet në Greqi

Një tjetër tërmet ka goditur sot Greqinë (27 mars), në orët e para të mbrëmjes. Lëkundjet kishin një magnitudë prej 3.4 të shkallës Rihter dhe epiqendra isht...

20:06

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI