Flash

Lojtarët e Mauritanisë sherr para dhomave të zhveshjes për fanellën e Lionel Messi

Lapsi.al 28 March 2026
Lojtarët e Mauritanisë sherr para dhomave të zhveshjes për
Lojtarët e Mauritanisë u rreshtuan jashtë dhomës së zhveshjes së Argjentinës, të gjithë, me shpresën që të largoheshin me fanellën e yllit Albiceleste, Lionel Messi. Kjo është ajo që ndodhi në fund të ndeshjes miqësore që kampionët në fuqi të botës e luajtën dhe e fituan 2-1: goli i Enzo Fernández zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17' duke shfrytëzuar një pasim nga Molina dhe Nico Paz dyfishoi me një magji nga goditja e lirë në minutën e 32', duke shënuar golin e tij të parë me Argjentinën. Talenti i Como-s në pjesën e dytë i la vendin pikërisht kapitenit Messi. Ndeshja u mbyll me golin në minutën e 94' të Lefort Ethmane. Që nga ai moment e tutje, të gjithë sytë ishin të përqendruar te lojtarët dhe stoli i Mauritanisë. Secili kishte në mendje t’i kërkonte fanellën Pleshtit ose edhe t’i “rrëmbente” një selfie, një foto, një autograf apo çfarëdo tjetër që lidhej me kampionin argjentinas. Në fakt, Messi ishte nën dritat e reflektorëve pas fitores 2-1 të Argjentinës kundër Mauritanisë në miqësoren e fundit. Në fund të ndeshjes, lojtarët e Mauritanisë nisën të formonin një radhë të gjatë jashtë dhomës së zhveshjes së Argjentinës.

Kaosi në dhomat e zhveshjes

Në pamjet që u bënë virale në rrjetet sociale shihet qartë çfarë ndodhi në brendësi të stadiumit menjëherë pas ndeshjes. Argjentina shkoi në dhomën e saj të zhveshjes edhe për të shmangur kaosin në fushë. Kaos që megjithatë u krijua më pas pikërisht në dhomat e zhveshjes, kur të gjithë lojtarët e Mauritanisë po prisnin të merrnin një fanellë nga kundërshtarët e tyre. Në veçanti, shumë prej tyre ishin të interesuar të merrnin pikërisht atë të Lionel Messi. Në atë moment, të gjithë ishin ndalur pas asaj dere, përpara se të merrnin një qese me logon e federatës që përmbante të gjitha fanellat e Argjentinës për t’u ndarë. “Gjuetia” për fanellën e Messit vazhdoi për një kohë të gjatë, me disa lojtarë që arritën deri aty sa të rivalizonin fizikisht për fanellat që nxirreshin nga qesja. Në fund, fanella e Messit duket se i shkoi lojtarit më me eksperiencë të skuadrës, ndërsa të tjerët u desh të “kënaqeshin” me të tjerat, edhe pse “plaçka” ishte gjithsesi mjaft e kënaqshme për të gjithë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI