Flash

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë rikthimin e sanksioneve ndaj Milorad Dodikut

Lapsi.al 28 March 2026
Ligjvënësit amerikanë kërkojnë rikthimin e sanksioneve

Një grup dypartiak senatorësh dhe kongresistësh amerikanë i kanë bërë thirrje administratës së presidentit amerikan, Donald Trump që t’i rikthejë sanksionet ndaj ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik për shkak të, siç kanë thënë ata, minimit të paqes dhe sigurisë së Ballkanit.

Kjo iniciativë vjen pesë muaj pasi Trump i ka hequr të gjitha masat ndëshkuese kundër Dodikut, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në një letër të publikuar nga Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan, ligjvënësit i kanë kërkuar Sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessant dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio që të sanksionohet Dodiku në përputhje me ligjin federal, duke përmendur që sanksionet ishte planifikuar të vazhdoheshin më 18 mars, sipas rregulloreve.

Iniciativa është shtyrë përpara nga senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, dhe senatori republican, Thom Tillis. Në mesin e nënshkruesve janë edhe: Chuck Grassley, Roger Wicker, Dick Durbin, Elizabeth Earren, Mike Turner dhe Ann Wagner.

Ligjvënësit amerikanë pretendojnë se Dodiku i ka vazhduar veprimet që “minojnë direkt Marrëveshjen e Dejtonit”, përfshirë qasjen pro ndarjes së Republikës Sërpska – entitetit serb të Bonje dhe Hercegovinës, duke sfiduar juridiksionin e institucioneve shtetërore, dhe duke shkelur Aktin e Autorizimit për Mbrojtje Kombëtare të vitit 2026.

“Ndonëse e kuptojmë që heqja e sanksioneve mund të jetë nxitur nga dëshira për stabilitet më të madh politik në Bosnje, veprimet e Dodikut e demonstrojnë qartë që ai nuk ka qëllime për ta ndjekur atë rrugë”, përmendet në letër.

Në një shtojcë të letrës, ligjvënësit rikujtojnë se Akti i Autorizimit për Mbrojtje Kombëtare kërkon vendosjen e sanksioneve jo më vonë se 90 ditë prej hyrjes së ligjit në fuqi dhe citojnë shembuj pse Dodiku përmbush kriteret – prej festimit të Ditës së Republikës Sërpska, festë jokushtetuese, deri te lobimi në Uashington për “pavarësinë e Republikës Sërpska”.

Mes tjerash, zyrtarët amerikanë kanë përmendur rastin e Stasha Kosharacit, i cili pasi është larguar nga lista e të sanksionuarave nga Shtetet e Bashkuara e ka dërguar “një helmetë të periudhës naziste” në Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, të cilës ai vazhdimisht i është referuar si “strukturë pushtuese”.

“Ky incident është pjesë e një modeli të vazhdueshëm sjelljeje të Dodikut dhe ndihmësve të tij, të cilët vazhdimisht kritikojnë dhe minojnë autoritetin e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë”, kanë thënë nënshkruesit e letrës.

Ligjvënësit kanë përmendur se Shtetet e Bashkuara “kanë luajtur rol kyc në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Bosnje-Hercegovinë” dhe që “është në interesin kombëtar të SHBA-së që t’i mbajë përgjegjës ata që synojnë ta minojnë paqen e fituar mbi 30 vjet më parë”.

Millorad Dodik, ish-president i Republikës Sërpska, është larguar nga zyra më 2025, është dënuar me një vit burgim dhe i është vendosur një ndalesë prej gjashtë vjetësh për t’u marrë me aktivitete politike, për shkak të shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit, e cila u ka dhënë fund luftimeve në këtë shtet.

Administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden e ka sanksionuar Dodikun më 2022 për korrupsion dhe kërcënim të stabilitetit dhe integritetit territorial të Bosnje-Hercegovinës dhe në fillim të vitit 2025, sanksionet janë zgjeruar edhe tek anëtarët e familjes së tij.

Trump ia ka hequr sanksionet në tetor, pa ndonjë sqarim shtesë. Sipas mediave amerikane, disa zyrtarë serbë pretendojnë se janë duke punuar vazhdimisht për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që kultivojnë lidhje të ngrohta me Rusinë./REL

Të këshilluara

Rebelët Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Rebelët Houthi në Jemen kanë marrë përgjegjësinë për një sulm me raketë ndaj Izraelit, duke shënuar përfshirjen e tyre të drejtpërdrejtë në konfliktin rajonal q...

11:30

Tërmet në Greqi

Një tjetër tërmet ka goditur sot Greqinë (27 mars), në orët e para të mbrëmjes. Lëkundjet kishin një magnitudë prej 3.4 të shkallës Rihter dhe epiqendra isht...

20:06

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI