Flash

Hiqej si punonjës i IKMT, AKU dhe Tatimeve, arrestohet mashtruesi në Gjirokastër

Lapsi.al 28 March 2026
Hiqej si punonjës i IKMT, AKU dhe Tatimeve, arrestohet mashtruesi në

Një 26-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia pasi kishte mashtruar mbi 35 biznese duke u prezantuar si zyrtar i shtetit. I riu i identifikuar si Luçiano Mahilaj u kap në flagrancë duke marrë një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një person në Sarandë.

Mahilaj u prezantohej biznesmenëve në qytete të ndryshme si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj, ku për çdo rast përfitonte shuma nga 200 deri në 600 euro.

“DVP Gjirokastër/ Finalizohet, si rezultat i një hetimi njëmujor, operacioni i koduar “The End”. Goditet një rast i mashtrimit dhe i përvetësimit të detyrës shtetërore.

Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Kishte mashtruar mbi 35 biznese dhe subjekte tregtare në qytete të ndryshme, duke u prezantuar si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj., arrestohet 26-vjeçari. Nga veprimet e tij, ai përfitonte shuma që varionin nga 200 deri në 600 euro për çdo rast.

26-vjeçari u kap në flagrancë duke marrë një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një shtetas, në qytetin e Sarandës.

Sekuestrohet shuma e parave.

Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi i cili mashtronte bizneset dhe subjektet tregtare duke u paraqitur si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj., specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë, finalizuan operacionin e koduar “The End”.

Gjatë këtij operacioni, u kap në flagrancë, në qytetin e Sarandës, duke marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një shtetas, dhe u vu në pranga shtetasi L. M., 26 vjeç, banues në Sarandë.

Nga hetimet e kryera është dokumentuar se shtetasi L. M., ka mashtruar, me qëllim përvetësimin e shumave të parave, 35 biznese dhe subjekte tregtare në qytete të ndryshme si në Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Himarë, Orikum, Fier, Berat etj, ku për çdo rast përfitonte shuma nga 200 deri në 600 euro.

Vijon hetimi me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon drejtuesit e IKMT-së dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe denoncimin e këtij rasti të mashtrimit, që çoi në dokumentimin e të gjitha rasteve dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, si dhe i inkurajon qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, me garancinë e një reagimi të shpejtë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Sherri/ Plagosje me thikë në Korçë

Një konflikt mes katër personave ka përfunduar me përdorimin e thikës në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në një pikë servisi në lagjen nr.10. Njëri prej tyre ës...

10:56

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS

Kryeministri Edi Rama do të mbledh ditën e sotme Grupin Parlamentar si dhe qeverinë. Mbledhja do të nis në orën 11:00 dhe fjalën hapëse do ta ketë Sekretari i P...

09:58

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI