Flash

FOTO LAJM/ Rama poshtëron Elisën, e ulin në fund të sallës pranë Zegjinesë

Lapsi.al 28 March 2026
FOTO LAJM/ Rama poshtëron Elisën, e ulin në fund të

Në pamjet që regjia e Partisë Socialiste është kujdesur të servirë për mediat nga mbledhja me Grupin Parlamentar, është kujdesur të duket edhe ku është pozicionuar Elisa Spiropali.

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministrja e Jashtme, nuk kishte një vend të mirë a le të themi të privilegjuar mes figurave të njohura të PS-së, por e kishin ulur diku në fund të sallës në një rresht me Zegjine Caushin.

Sigurisht që s’mund të jetë rastësi, por le të themi një “poshtërim” që i bëhet asaj pas zhvillimeve të fundit. Elisa Spiropali theu urdhrin e grupit dhe nuk shkoi në senacën ku do të votohej imuniteti i Belinda Ballukut.

E po kështu dy ditë më pas pati një polemikë me kryetarin e grupit, Taulant Balla. Kujtojmë që edhe në seancën parlamentare kur Spiropali ulej për herë të parë mes deputetëve pas shkarkimit nga qeveria, Taulant Balla i kishte caktuar vend në fund të sallës mes deputetëve rishtarë.

Spiropali debatoi gjatë dhe nuk e pranoi atë vend derisa u detyrua të cohej Klodiana Spahiu për t’i liruar vendin.

Teksa jemi në pranverë, duket se për Spiropalin është përpara një dimër i gjatë politikë pas përplasjes së heshtur me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Sherri/ Plagosje me thikë në Korçë

Një konflikt mes katër personave ka përfunduar me përdorimin e thikës në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në një pikë servisi në lagjen nr.10. Njëri prej tyre ës...

10:56

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS

Kryeministri Edi Rama do të mbledh ditën e sotme Grupin Parlamentar si dhe qeverinë. Mbledhja do të nis në orën 11:00 dhe fjalën hapëse do ta ketë Sekretari i P...

09:58

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI