Flash

Darka me lojtarët e Inter ndez merkaton: Vicario, ja kush ishte në restorant me të

Lapsi.al 28 March 2026
Darka me lojtarët e Inter ndez merkaton: Vicario, ja kush ishte në

Italia të martën luan për kualifikimin në Botëror dhe fitorja ndaj Irlandës së Veriut ka sjellë qetësi në grupin axurr, i cili në pritje të sfidës me Bosnjën ul tensionin edhe në restorant. Në veçanti, në këto orë kanë bërë bujë fotot e disa lojtarëve, pothuajse të gjithë të Interit, që ishin në darkë te “Da Tullio” në Montebeni (Fiesole): dy foto që kanë ndezur merkaton, sepse bashkë me Bastoni, Barella, Pio Esposito dhe Dimarco (përveç Locatelli) ishte edhe Guglielmo Vicario, të cilin zikaltërit e konsiderojnë si emrin mbi të cilin duan të investojnë seriozisht për pasardhësin e Sommer.

Lojtari ka lënë të kuptohet se e mirëpret një rikthim në Itali dhe Inter duket vendi ideal për të rifilluar karrierën pas një eksperience jo shumë të suksesshme te Tottenham. Marrëdhënia me klubin londinez dhe mundësia e një rënieje niveli, sidomos nëse Spurs do të rifillojnë nga një kategori më e ulët, e bëjnë konkrete mundësinë e rikthimit të tij në Serie A. Sigurisht, Inter është seriozisht i interesuar, siç tregon edhe prania e Ausilio në tribunë për ta vëzhguar në Tottenham–Atletico Madrid. Vicario ka një kontratë deri në vitin 2028 me Spurs dhe do të kushtonte rreth 18 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI