Flash

Ndryshon lista e Kombëtares, largohen Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani

Lapsi.al 27 March 2026
Ndryshon lista e Kombëtares, largohen Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani

Pas zhgënjimit të madh për eliminimin në gjysmëfinalen e playoff kundër Polonisë, është kohë bilancesh por edhe qetësie. E kështu, ndërsa Kombëtarja u nis sot drejt Valencias, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës më 31 mars, dy nga lojtarët e skuadrës nuk do të udhëtojnë drejt Valencias: Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani.

Arlind Ajeti u zëvendësua gjatë pjesës së parë të ndeshjes Poloni – Shqipëri dhe, sipas vlerësimeve të para, ka pësuar një luksacion të shpatullës së majtë (scapolo-humerale). Për këtë arsye, ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme dhe do të kthehet në klub për vlerësimet përkatëse.

Ndërkohë, Ylber Ramadani do të kthehet në shtëpi, pasi gruaja e tij është shtatzënë dhe është gati për të lindur.

Kombëtarja u stërvit në Varshavë para udhëtimit drejt Valencias

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në Varshavë, pas ndeshjes së fazës play-off ndaj Polonisë. Ekipi u stërvit i ndarë në dy pjesë: lojtarët që luajtën në ndeshjen e mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe ushtrimet në palestër, ndërsa lojtarët e stolit dhe ata me pak minuta zhvilluan një seancë të plotë stërvitore.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI