Flash

Mashtrimi 2.2 mln euro/ Pronari i TIBO, Adnand Mahmuti, i pandehur në gjykatë

Lapsi.al 27 March 2026
Mashtrimi 2.2 mln euro/ Pronari i TIBO, Adnand Mahmuti, i pandehur në

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq 6 persona, Adnand Mahmuti, Blerina Kapaj, Blerina Kota, Mirela Guri, M.Z., dhe Saimir Gora dhe 5 shoqëri; “MAGOWARE” sh.p.k., “OVER SPORT” sh.p.k., “TIBO AL” sh.p.k., “TIBO Communications” sh.p.k. dhe “TIBO” sh.p.k., për katër vepra penale; mashtrimi, pastrimi produkteve, fshehje e të ardhurave e mospagim taksash.

Hetimet

Hetimet nisën pas kallëzimit të një shtetaseje, e cila kishte dhënë një hua prej 2.2 milionë eurosh për investim në biznes, por sipas organit të akuzës, shuma nuk u kthye dhe u përdor në mënyrë të kundërligjshme. Në qendër të skemës dyshohet të jetë Adnand Mahmuti i cili, në bashkëpunim me persona të tjerë dhe përmes disa kompanive, ka mashtruar duke shfrytëzuar besimin dhe marrëdhënien miqësore me kallëzuesen.

Sipas Prokurorisë, nga analiza e transaksioneve financiare ka rezultuar se kompanitë e përfshira kishin mundësi për të shlyer detyrimin, por nuk e kanë bërë, ndërsa janë evidentuar edhe lëvizje të dyshimta parash, përfshirë transferta të pajustifikuara dhe qarkullim të shumave në cash për të fshehur origjinën e tyre.

Po ashtu, ekspertiza kontabël ka zbuluar se disa prej shoqërive nuk kanë deklaruar të ardhurat reale dhe kanë shmangur detyrimet tatimore, duke konsumuar edhe veprat penale të fshehjes së të ardhurave dhe evazionit fiskal.

Sipas organit të akuzës, të pandehurit kanë vepruar në bashkëpunim dhe me dijeni të plotë për natyrën e paligjshme të veprimeve, ndërsa çështja tashmë i kalon për shqyrtim gjykatës.

Për sa më sipër, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë rezultoi e provuar se të pandehurit kanë konsumuar veprat e mëposhtme:

1. Adnand Mahmuti ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

2. Blerina Kapaj ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

3. Blerina Kota ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

4. Mirela Guri ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Fshehje e të ardhurave”;

5. M. Z., ka konsumuar veprat penle “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Mopagimi i taksave dhe tatimeve”;

6. Saimir Gora ka konsumuar veprat penale “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

7. “MAGOËARE” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”’;

8. “OVER SPORT” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

9. “TIBO AL” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimi”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”;

10. “TIBO Communications” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”; dhe

11. “TIBO” sh.p.k. ka konsumuar veprat penale të “Mashtrimit, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI