Flash

“Jam i trishtuar, por krenar për lojtarët”: Sylvinho mbron rrugëtimin e Shqipërisë

Lapsi.al 27 March 2026
“Jam i trishtuar, por krenar për lojtarët”: Sylvinho mbron

“Jam i trishtuar. Jam krenar për të gjithë lojtarët, që kanë bërë ndeshje të barabartë me skuadër të fortë, që është mësuar të luajë në Europian apo Botëror dhe në këtë stadium të madh me kaq tifozë. Jam i trishtuar, kështu kam qenë që fëmijë, që 7-8 vjeç mërzitesha nëse humbja ndeshje. I tillë është futbolli, por jam shumë krenar për çfarë kanë bërë lojtarët sot”. Sylvinho pranon humbje dhe elozhon futbollistët, pas eliminimit në gjysmëfinale të playoff kundër Polonisë. Tekniku brazilian megjithatë nuk shpjegon zgjedhjen për të mos luajtur me Muçin e Mehmetin nga fillimi.

“Në fakt e menduam zëvendësimin me Pilon se mund të kalonim 3-5-2, ka ritëm dhe luan me topin. Nga ana tjetër, kur të mungon një sulmues qendre tipik, munduam të luftojmë nga krahët me Uzunin dhe Hoxhën. Hoxha shënoi, Uzuni pati mundësi. E vështirë të përballesh me mbrojtjen polake, duhet të gjenim një mënyrë për ta thyer – tha Sylvinho, që pa pikërisht mbrojtësin e ardhur së fundmi të gabonte mundësinë, në një pozicion ku mund të kishte qenë një lojtar ofensiv -. Dua të marr 24 orë, për të qenë paksa i trishtuar. Të vish këtu është një moment gëzimi, të luanim për një vend në Botëror. Por edhe një trishtim që nuk ia dolëm. Është i gjithi një rrugëtim, dhe i lumtur për çfarë arritëm”.

Në një pikë vlerësimi të një rruge të gjatë në pankinën e Kombëtares, Sylvinho thotë: “Jam shumë i lumtur për të gjithë rrugëtimin që kemi bërë të gjithë bashkë. Ne jemi një. Nuk mendoj tani për një vendim të caktuar. Sot ka qenë ditë e trishtueshme, tani mendoj për të shkuar në Valencia. Ky është rrugëtim shumë i mirë. Një hap përpara, që ne kemi bërë të gjithë si vend, federatë dhe lojtarë”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI