Flash

Trump për Ali Khamenei: Udhëheqësi suprem nuk ishte aq suprem..

Lapsi.al 26 March 2026
Trump për Ali Khamenei: Udhëheqësi suprem nuk ishte aq suprem..

Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur për ish-udhëheqësin suprem iranian, Ali Khamenei i cili mbeti i vrarë në sulmin izraelito-amerikan. Trump tha se Ali Khamenei nuk ishte një udhëheqës aq suprem, ndërsa shtoi se SHBA duhet ta ndalonte atë, pasi shkaktoi trazira dhe viktima të shumta në Iran.

"Ne duhej ta ndalonim këtë maniak, i cili nuk është më mes nesh udhëheqësi suprem. Ai nuk ishte aq i lartë. Ai nuk është më mes nesh; është shumë e trishtueshme", tha presidenti amerikan me një dozë ironie për Ali Khamenei.

Ali Khamenei u vra gjatë sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit më 28 shkurt, në moshën 86-vjeçare. Udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, ishte lideri shpirtëror i Iranit dhe autoriteti më i lartë i vendit, i cili e drejtoi Republikën Islamike për pothuajse katër dekada./

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI