Flash

Qeveria lë gratë pa barrëlindje…nuk punon sistemi

Lapsi.al 26 March 2026
Qeveria lë gratë pa barrëlindje…nuk punon sistemi

Ndërsa lindjet në Shqipëri po bien vazhdimisht, qeveria në vend që t’i nxisë ato, po pengon me burokraci dhe ato femra që janë në pritje të ëmbël, apo që sapo janë bërë prindër.

Bizneset ankohen se prej disa ditësh e kanë të pamundur të aplikojnë për raportet e lejeve të lindjes së punonjësve të tyre.

Sistemi që funksionon përmes E-Albania krijon probleme me aplikimet për raportet e barrëlindjeve apo edhe për përfitime të tjera afatshkurtra.

Kjo situatë po shkakton vonesa në pagesat e raporteve të nënave të reja ose të punëmarrësve që përfitojne nga skema e sigurimeve shoqërore. Gjithashtu pengon dhe marrjen e raporteve nga personat që mungojnë në punë për shkak të problemeve shëndetësore.

Ndonëse kalimi i shumë shërbimeve online është bërë me qëllimin për të lehtësuar bizneset, ato po kthehen në makth për ta. Në korrik të vitit të kaluar, për shumë ditë dorëzimi online i bilanceve në Qendrën Kombëtare të Biznesit ishte i pamundur. Në janar të këtij viti, bizneset nuk rakordonin dot faturat në sistemin self-care, të vetëpunësuarit e vetëm nuk lëshonin dot fatura, nuk bëhej as fiskalizimi i faturave të importit.

Këtë javë shumë biznese me status pasiv në aktivitet u ankuan se kanë marrë njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore për llogaritjet e detyrimeve për të paguar për 2025.

Por nga mosunifikimi i sistemeve, një tjetër problem lindi në këtë fillim jave. Konkretisht bizneset që kanë teprica kreditore nga “Tatimi mbi Fitimin” për vitin 2024 nuk po arrijnë t’i përdorin ato për të kompensuar detyrimet e vitit 2025.

Kjo vjen pasi, me ndryshimin ligjor në “Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatave”, tepricat kanë mbetur në llogarinë e vjetër dhe nuk janë transferuar në sistemin e ri (e-filing). Si pasojë, bizneset përballen me pagesa të panevojshme dhe rritje të barrës administrative. /Monitor

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI