Flash

Njeriu i Trump: Irani ka pasuruar uranium për të ndërtuar 11 bomba atomike

Lapsi.al 26 March 2026
Njeriu i Trump: Irani ka pasuruar uranium për të ndërtuar 11

I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff ka deklaruar se, Teherani ka pasuruar uranium për të ndërtuar disa bomba atomike. Duke folur para kabinetit në Shtëpinë e Bardhë në prani të Trump, Witkoff theksoi se Irani u tha negociatorëve amerikanë se ka 460 kilogramë uranium të pasuruar për të ndërtuar 11 bomba atomike.

I dërguari special i SHBA-së tha ndër të tjera, se kishte indikacione të forta se Irani mund të bindej të hynte në një marrëveshje paqeje. Ai tha Iranin për pauzën e bisedimeve dhe refuzimin e përsëritur të kërkesave të SHBA-së për negociata, duke deklaruar se Irani kërkon një rrugëdalje nga lufta.

"Do të shohim se ku do të shkojnë gjërat dhe nëse mund ta bindim Iranin se kjo është pika e kthesës pa alternativa të mira për ta përveç më shumë vdekjeve dhe shkatërrimeve. Kemi indikacione të forta se kjo është një mundësi", tha Witkoff në një mbledhje të kabinetit.

Witkoff shtoi se shumë vende duan të luajnë një rol në përfundimin paqësor të këtij konflikti. Në të njëjtën kohë, Steve Witkoff konfirmoi sot se SHBA-të po negociojnë me Iranin përmes kanaleve diplomatike me Pakistanin. Witkoff tha se negociatat deri më tani, ka çuar në mesazhe dhe biseda të forta dhe pozitive, por nuk pranoi të jepte detaje rreth termave që përfshin.

"Mund t'ju raportoj sot se, së bashku me ekipin tuaj të politikës së jashtme, kemi paraqitur një listë veprimi prej 15 pikash që është korniza për një marrëveshje paqeje. Kjo listë është qarkulluar përmes qeverisë pakistaneze që vepron si ndërmjetësuese", i tha Witkoff Presidentit të SHBA-së Donald Trump gjatë një takimi të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI