Flash

Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork, akuza për trafik droge dhe armë

Lapsi.al 26 March 2026
Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork, akuza për trafik

Në seancën e sotme, mbrojtja dhe prokuroria do të përballen mbi provat dhe ecurinë e çështjes, ndërsa pritet të caktohet edhe një datë për fillimin e gjyqit. Avokatët e Maduros pretendojnë se administrata e Donald Tramp po pengon mbulimin e shpenzimeve ligjore nga Venezuela dhe po cenon të drejtat e tij kushtetuese. Ata kërkojnë nga gjykata ose rrëzimin e akuzave, ose një shqyrtim të plotë të provave.

Nga ana tjetër, prokurorët kërkojnë kufizimin e shpërndarjes së provave tek persona të tjerë, përfshirë çështjen për djalin e Maduros dhe një ministër në detyrë. Sipas tyre, ekziston rreziku që dëshmitarët të dëmtohen dhe provat të zhduken.

Sipas akuzës, Nikolas Maduro, bashkëshortja e tij Silia Flores, djali i tyre dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë marrë pjesë në një rrjet të trafikut të kokainës që nga viti 1999, në bashkëpunim me grupe të shpallura terroriste nga SHBA. Ata akuzohen gjithashtu për trafik droge drejt SHBA-së dhe përdorim armësh të paligjshme për realizimin e aktivitetit kriminal.

Autoritetet amerikane pretendojnë se para se të bëhej president, Maduro kishte ndihmuar trafikantët e drogës me dokumente dhe mbështetje logjistike, ndërsa pas marrjes së pushtetit në vitin 2013 lejoi që trafiku i drogës të zhvillohej në favor të tij dhe rrethit të tij.

Nikolas Maduro dhe Silia Flores i kanë mohuar të gjitha akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI