Flash

Irani: Edhe 12-vjeçarët do t'i bashkohen vullnetarëve që patrullojnë Teheranin

Lapsi.al 26 March 2026
Irani: Edhe 12-vjeçarët do t'i bashkohen vullnetarëve

Autoritetet iraniane kanë vendosur të lejojnë të miturit nga mosha 12 vjeç të bashkohen me radhët e vullnetarëve që patrullojnë Teheranin.

"E gjithë bota dëshiron të kontribuojë në frontin e rezistencës kundër tiranit botëror. SHBA dhe ne kemi një numër shumë të madh vullnetarësh në mesin e të rinjve", tha Raheem Nadali, një anëtar i Gardës Revolucionare, duke folur në televizion.

Mediat shkruajnë se që nga fillimi i luftës, forcat iraniane të sigurisë kanë shumëfishuar pikat e kontrollit në Teheran, me qëllim parandalimin e çdo proteste kundër regjimit.

Përgjegjës për këto kontrolle të zgjeruara është Basij, e quajtur ndryshe forca e mobilizimit e cila përbëhet nga rreth 600 mijë vullnetarë në të gjithë vendin.

Sipas Nadalit, shumë të rinj dhe adoleshentë duan të marrin pjesë në misionet e ndërmarra nga Basijs, të tilla si mbledhja e të dhënave të sigurisë dhe patrullimi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI