Flash

Dita e të vërtetës: beteja e Varshavës, Shqipëria kërkon historinë ndaj Polonisë

Lapsi.al 26 March 2026
Dita e të vërtetës: beteja e Varshavës, Shqipëria

Një përballje që peshon sa një ëndërr: Shqipëria dhe Polonia zbresin në fushë përballë njëra-tjetrës, në orën 20.45, në një 90-minutësh apo edhe më shumë që nuk fal gabime dhe nuk pranon alibi. Është ndeshja që ndan shpresën nga realiteti, ajo vijë e hollë ku çdo detaj bëhet vendimtar. Kuqezinjtë vijnë këtu me barrën e përgjegjësisë dhe besimin e një rruge të ndërtuar me sakrificë. Përballë, një kundërshtar me përvojë dhe cilësi, që e njeh mirë peshën e këtyre sfidave.

Por në mbrëmje si kjo, emrat kanë më pak rëndësi se zemra dhe qartësia në momentet kyçe. Do të jetë një ndeshje nervash, ritmi dhe zgjedhjesh të sakta. Një top i humbur, një lëvizje e vonuar, apo një shkëndijë individuale mund të bëjnë diferencën. Shqipëria kërkon të jetë e kujdesshme, por edhe e guximshme në çastin e duhur, sepse përpara është një derë që hapet vetëm për ata që dinë ta meritojnë. Fitorja sonte në PGE Narodowy nuk është fundi i rrugës, por një hap gjigant drejt ëndrrës.

Në horizont pret finalja me fituesin e Suedi–Ukrainë. Por përpara se të mendohet për atë sfidë, gjithçka kalon nga kjo natë. Një natë për t’u kujtuar, nëse arrijmë ta shkruajmë si duhet. Një natë ku Shqipëria kërkon të bëjë atë që di më mirë: të luftojë deri në fund.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI