Flash

BE rrëzon idenë e Ramës dhe Vuçiç për integrim të shpejtë në Schengen

Lapsi.al 26 March 2026
BE rrëzon idenë e Ramës dhe Vuçiç për integrim

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, ka hedhur poshtë propozimin e Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç për një integrim të përshpejtuar të vendeve kandidate në Bashkimin Europian.

Duke komentuar idenë e dy liderëve, të shprehur në një opinion të përbashkët në Frankfurter Allgemeine Zeitung, për përfshirjen e vendeve të Ballkanit në Tregun e Përbashkët dhe zonën Schengen pa të drejtë vetoje, Kos u shpreh skeptike për realizueshmërinë e saj.

“Nuk jam e sigurt nëse liderët e dinë sa shumë duhet të përmbushësh nëse dëshiron të jesh pjesë e Schengen-it apo e tregut të përbashkët, dhe se procesi i reformave është i vështirë si për integrimin ekonomik, ashtu edhe për anëtarësimin në BE”, deklaroi ajo.

Qëndrimi i Kos përbën një refuzim të qartë nga Komisioni Europian ndaj idesë së një integrimi të shpejtë dhe të pjesshëm, duke theksuar se hyrja në strukturat kyçe të BE-së mbetet e lidhur ngushtë me përmbushjen e plotë të reformave dhe standardeve të kërkuara nga blloku.

Disa javë më parë, në një editorial të përbashkët në gazetën e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç njëzëri kërkuan akses në hapësirën Shengen dhe tregun unik të BE, por pa të drejtë vetoje dhe pa pasur ministra në Komision dhe eurodeputetë në parlament.

Përmes kësaj lëvizjeje Rama dhe Vuçiç kërkojnë të anashkalojnë përpjekjen për një anëtarësim të plotë politik, që kërkon plotësimin e kushteve shumë herë më të vështira për autokratët tipikë të autokracive elektorale.

“Zgjerimi i pjesëmarrjes në këto korniza (Shengeni dhe Tregu i Përbashkët) për vendet kandidate të përgatitura mund të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët, duke forcuar njëkohësisht pozicionin ekonomik dhe gjeopolitik të Unionit”, – thuhej në artikullin tyre.

Letra u kritikua në Prishtinë nga ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla, e cila në qeverinë e shkuar mbante postin e shefes së diplomacisë. Gjatë një interviste në RTK, ajo deklaroi se “qytetarët e Kosovës nuk kanë për t’ia falur atë artikull kryeministrit Rama, sepse krijohet përshtypja herë pas herë se, atëherë kur Vuçiçin Europa e mbështet me shpatulla për muri, del Edi Rama dhe e nxjerr nga ajo situatë”. Sikur të mos mjaftohej me këtë ministrja e kabinetit Kurti vijoi: “Nuk duhet të ketë për Shqipërinë alternativa me Serbinë që nuk kalojnë nëpër Kosovë. Rruga nga Tirana për Beograd çon nëpër Prishtinë, edhe gjeografikisht, edhe ekonomikisht, edhe në çdo aspekt. Kështu, secili kryeministër apo president shqiptar që e harron këtë, ta dini që në afatgjatë ka për të bërë gabime të mëdha që kanë për ta dëmtuar kombin tonë më shumë”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI