Flash

45 minuta që japin shpresë! Hoxha tund rrjetën, Shqipëria në avantazh 1-0 në Poloni

Lapsi.al 26 March 2026
45 minuta që japin shpresë! Hoxha tund rrjetën, Shqipëria

Kombëtarja shqiptare hyn në dhomat e zhveshjes me avantazhin 1-0 ndaj Polonisë në Varshavë. Kuqezinjtë kanë hedhur një hap të rëndësishëm në këtë përballje të vlefshme për gjysmëfinalen play-off-et të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Vendimtar për ekipin e Shqipëria ishte Arbër Hoxha, i cili në minutën e 44-të shfrytëzoi një gabim në prapavijën polake. Një top i gjatë vuri në vështirësi mbrojtësin kundërshtar, ndërsa Hoxha përfitoi maksimalisht, shmangu portierin dhe dërgoi topin në rrjetë.

Goli i shënuar pak para fundit të pjesës së parë i jep epërsi të merituar kuqezinjve, të cilët po zhvillojnë një paraqitje solide në transfertë.

Pas 45 minutave të para në Varshavë, Shqipëria kryeson 1-0 ndaj Polonisë, duke mbajtur gjallë shpresat për një rezultat pozitiv në këtë sfidë vendimtare drejt Botërorit 2026.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/69c59781625df.mp4"][/video]  

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI