Flash

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

Lapsi.al 25 March 2026
SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e kallëzuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Kërkesa është paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, ndërsa procedimi ishte regjistruar më 5 qershor 2025, pas një kallëzimi të bërë nga Adriana Kalaja, në cilësinë e kryetares së Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në Partinë Demokratike.

Sipas SPAK, gjatë hetimeve janë administruar materiale të shumta, përfshirë kallëzime shtesë, dokumente nga institucione vendase dhe të huaja, si dhe janë kryer verifikime në Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe autoritetet greke, përmes bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

SPAK argumenton se nga dokumentacioni i ardhur nga Greqia rezulton se ndaj Irena Gjokës ekziston një vendim i vitit 2005 i Gjykatës së Shkallës së Parë në Janinë, ku ajo është shpallur fajtore për shkelje që lidhen me hyrjen dhe qëndrimin e paligjshëm në territorin grek, duke u dënuar me burgim dhe gjobë, kjo e fundit e konvertuar sipas vendimit.

Megjithatë, sipas SPAK, ky gjykim është zhvilluar në mungesë të saj dhe nuk provohet që ajo të jetë njoftuar në mënyrë të rregullt për procesin apo për vendimin. Po ashtu, nuk ka prova që ajo ka marrë dijeni efektive për ekzistencën e këtij vendimi në kohën e dhënies së tij.

“Në vijim, nga dokumentacioni i siguruar rezulton se ndaj saj është zhvilluar edhe një proces penal në Greqi, konkretisht me vendimin nr. 1447/2005 të Gjykatës Penale të Shkallës së Parë në Janinë, ku ajo është shpallur fajtore dhe është dënuar për përdorim dokumentesh të parregullta. Megjithatë, ky gjykim është zhvilluar në mungesë të saj, ndërsa njoftimi është realizuar sipas procedurave për persona me vendbanim të panjohur. Në këtë kuadër, nuk rezulton të ketë dokumentacion që provon se ajo është njoftuar realisht dhe në mënyrë efektive as për zhvillimin e gjykimit dhe as për shpalljen e vendimit”, thotë SPAK.

Prokuroria e Posaçme shprehet se autoritetet greke kanë konfirmuar gjithashtu se vendimi nuk ka marrë formë të prerë dhe është arkivuar për shkak të parashkrimit, ndërsa në dëshmitë e penalitetit nuk figuron asnjë dënim penal ndaj saj.

Në këto kushte, SPAK vlerëson se edhe nëse merret i mirëqenë ekzistenca e vendimit, ndjekja penale është e shuar për shkak të parashkrimit dhe mungojnë kushtet ligjore për vijimin e procedimit. Prokuroria e Posaçme thekson se nuk provohet që gjyqtarja Irena Gjoka të ketë kryer veprën penale për të cilën është kallëzuar, ndaj ka kërkuar pushimin e çështjes në bazë të dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale.

“Duke marrë në konsideratë mungesën e njoftimit të rregullt, zhvillimin e gjykimit në mungesë, si dhe kalimin e afateve ligjore të ndjekjes penale, konstatohet se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për vijimin e mëtejshëm të ndjekjes penale për këtë çështje dhe se nuk provohet që magjistratja Irena Gjoka të ketë kryer veprën penale. Në këto kushte, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar pushimin e çështjes, mbështetur në nenet 28/1, 75/a dhe 328 pika 1, shkronja “d” dhe “dh”, si edhe 329, shkronja “a” të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Kërkesa për pushim tashmë i është dërguar për shqyrtim Gjykatës së Posaçme, e cila do të vendosë mbi vijimin ose jo të këtij procedimi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI