Flash

“Nuk ka lidhje eksperienca” Gjimshiti gati për kualifikimin, paralajmëron Poloninë

Lapsi.al 25 March 2026
“Nuk ka lidhje eksperienca” Gjimshiti gati për kualifikimin,

“E kemi ndjerë peshën e ndeshjes, si kur kemi arritur “play off”. Eksperienca në ndeshjet e fundit të kombëtares, ka treguar që zhvillimi ka qenë i mirë. Besoj do jemi gati nesër për maksimumin”. Nuk bën lojëra fjalësh kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, në konferencën zyrtare për shtyp në prag të takimit me Poloninë. Qendërmbrojtësi kuqezi nuk ka hezitim të pranojë shkallën e vështirësisë, kur polakët të jenë përballë: “Kundërshtari ka nivel të lartë dhe do provojmë gjithçka për të arritur këtë ëndërr”.

Shqipëria për herë të parë i shkon kaq pranë finaleve të një Botërori, ndaj në gjysmëfinalen në Varshavë do të duhet të jetë gati: “Besoj se ekipi do jetë gati, është rast i madh dhe besoj nuk ka shumë lidhje eksperienca në këto ndeshje, por dëshira, vullneti, djersa dhe çdo gjë që lë në fushë. Ai që është më i aftë do fitojë”.

Lexo më tej: “PGE Narodowy” do të zhurmojë shqip: shiten biletat "kuqezi" për Poloni – Shqipëri

Rreziku potencial? E kotë të thuhet Lewandowski, sepse kapiteni polak është tashmë detyra kryesore për atë kuqezi: “Është një nivel në vitet e fundit, që të them që aq lart është shumë e vështirë të arrijnë sulmuesit. Ai është një nga ata sulmues që ka bërë karrierë aq të gjatë në ato nivele. Por nuk do jem i vetmi të provoj të ndal Lewandowski, duhet që gjithë skuadra të jetë në momente të mira, si në mbrojtje, si në sulm – tha Gjimshiti, duke e lënë gjithcka të hapur për fushën e lojës -. Besoj se shanset kur të hysh në fushë janë 50 me 50. Unë futem në fushë për fitore, besoj se edhe gjithë kombëtarja”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI