Flash

“Kam 2 muaj pa gjumë” Sylvinho sfidon Poloninë dhe teknikun Urban për frazën e thënë

Lapsi.al 25 March 2026
“Kam 2 muaj pa gjumë” Sylvinho sfidon Poloninë dhe

“Nuk fle, praktikisht prej dy muajsh nuk fle. Jam mirë, nuk fle, por jam mirë. Kjo është puna e kombëtares, ndeshja bëhet e gjatë, se që prej 19 nëntorit, nga shorti, mendohet për ndeshjen e 26 marsit”. Sylvinho e ka përjetuar këtë ndeshje gjysmëfinale të playoff-it të Botërorit më shumë se cdo ndeshje tjetër, sepse edhe koha për të menduar për të ka qenë e gjatë. Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Poloninë, braziliani ka folur për lojtarët e tij, kundërshtarët, pa harruar të shigjetojë edhe teknikun Urban, për një frazë të thënë.

Kjo mund të jetë edhe ndeshja e fundit në pankinën e Shqipërisë, duke qenë se kontrata e brazilianit mbyllet në gusht, ndaj Sylvinho është ndalur te arritjet e kuqezinjve dhe formimin e një ekipi që arriti Europianin dhe shënjestroi Botërorin: “Kjo skuadër është rritur shumë, kemi lojtarë që mund të luajnë si sulmues krahu dhe në qendër. Çdo gjë duhet të përshtatet. E gjitha kjo që kemi bërë deri tani është te karakteristikat e lojtarëve. Nuk jam trajner që qahem, duhet të përshtatemi. Na mungojnë 2-3 lojtarë. Nesër do e shikojmë”.

Lexo më tej: “Nuk ka lidhje eksperienca” Gjimshiti gati për kualifikimin, paralajmëron Poloninë

Dy lojtarë më shumë se të tjerët janë në qendër të vëmendjes: “Muçi e Mehmeti? Kishim kontaktin e parë me lojtarët të hënën, kemi bërë pak stërvitje, 35 minuta në total. Është e pamundur që të caktoj ekipin. Por ajo që mendoj, është e qartë me të gjithë. Kemi afruar disa kohë më parë Mehmetin, edhe Muçin, dy të rinj, që e shohin portën. Atëherë më kujtohet që duhet të përshtatemi me situatën, janë lojtarë që kanë këmbë të mira dhe shënojnë. Të shohim si mund t’i shfrytëzojmë të dy gjatë ndeshjes”.

Sidoqoftë, Sylvinho nuk ka ngurruar t’i tërheqë vëmendjen teknikut të Polonisë Urban, për një frazë të thënë: “Nuk kam idenë, nëse e tha këtë që do na mposhtë nesër. E njoh atë, është shumë i sjellshëm, inteligjent dhe po bën një punë një punë të mrekullueshme. Sigurisht që ka shumë përgjegjësi, luan në shtëpi, me një përfaqësuese të mrekullueshme si Polonia. Shumë presion, e kuptoj – tha braziliani që nuk mund të linte jashtë fokusit rrezikun numër 1 të Polonisë -. Lewandowski është një nga sulmuesit më të mirë në botë, akoma. Shikoj shumë ndeshje të Barcelonës, dua mënyrën si luajnë dhe klubin gjithashtu. Është i pabesueshëm. Lojtar i mirë, një nga më të mirët. Sigurisht që rreth tij është një skuadër që luan për të, po flas për përfaqësuesen e Polonisë tani”.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI