Flash

Irani: Mesazhet që po dërgohen nga SHBA nuk quhen negociata apo dialog

Lapsi.al 25 March 2026
Irani: Mesazhet që po dërgohen nga SHBA nuk quhen negociata apo dialog

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi ka mohuar përsëri çdo bisedë të drejtpërdrejtë me SHBA-në, duke thënë se i vetmi kontakt ka qenë nëpërmjet ndërmjetësve. Sipas tij ndryshimi i tonit të Uashingtonit përbën një pranim të dështimit, pasi më parë kishte kërkuar dorëzim pa kushte.

Araghchi tha gjithashtu se SHBA-të i kanë dërguar mesazhe të shumta Teheranit ditët e fundit përmes asaj që ai e përshkroi si “vende mike”, por theksoi se komunikimet nuk përbëjnë negociata.

“A nuk thanë amerikanët ‘dorëzimin pa kushte’? Atëherë, pse po flasin tani për negociata?”, tha Araghchi në një intervistë televizive të transmetuar të mërkurën në rrjetin shtetëror të Transmetimeve të Republikës Islamike të Iranit (IRIB). “

Araghchi shtoi se fakti që ata po flasin për negociata është pikërisht një pranim i humbjes.

“Fakti që po dërgohen mesazhe dhe ne përgjigjemi me paralajmërime ose deklarojmë qëndrimet tona nuk quhet negociatë apo dialog; është një shkëmbim mesazhesh”, theksoi ai.

Shtëpia e Bardhë tha se bisedimet me Iranin po vazhdojnë me ritëm të shpejtë, edhe pasi Teherani nuk e pranoi menjëherë një plan prej 15 pikash për t’i dhënë fund luftës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI