Flash

Agjenda/ Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së

Lapsi.al 25 March 2026
Agjenda/ Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së

Një tjetër e shtunë pune për socialistët. Një javë pas Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të shtunën e 28 marsit një mbledhje të zgjeruar me qeverinë dhe grupin parlamentar.

Fokusi i mbledhjes së socialistëve, që do të zhvillohet te Pallati i Kongreseve, pritet të jetë Kadastra dhe Reforma Territoriale.

Mësohet se në mbledhjen e zgjeruar do të flasë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili. Kjo është mbledhja e parë e përbashkët e qeverisë dhe grupit parlamentar, pas Asamblesë Kombëtare Socialiste, të shtunën e kaluar në Durrës, ku kryeministri Edi Rama njoftoi një sërë ndryshimesh, që prekën drejtuesit politikë të gjashtë qarqeve, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 2027-ës.

Përveç angazhimit të ministrave të rinj në disa qarqe, Rama fuqizoi Tiranën me dy bashkëdrejtues, ku krah Ogerta Manastirliut u caktua edhe Taulant Balla, ndërsa u hoq nga drejtimi i kryeqytetit Elisa Spiropali, të cilës iu la vetëm drejtimi i Njësisë 13. Në agjendën zyrtare të takimit të përbashkët të qeverisë me grupin parlamentar nuk parashikohet të diskutohet mungesa e Spiropalit në seancën plenare për votimin e imunitetit të Ballukut, siç e ka paralajmëruar kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla.

Pas deklaratës së Ballës, reagoi dhe ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila kërkoi që çështja të konsultohej sa më shpejt nga grupi socialist.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI