Flash

Trump: Irani ka rënë dakord të mos blejë kurrë armë bërthamore

Lapsi.al 24 March 2026
Trump: Irani ka rënë dakord të mos blejë kurrë

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka deklaruar ditën e sotme se Irani ka rënë dakord të mos blejë kurrë armë bërthamore dhe se Teherani, në situatën në të cilën ndodhet, dëshiron një marrëveshje për luftën.

“Pala tjetër, mund t’ju them, do të donte të bënte një marrëveshje. Kush nuk do ta bënte nëse do të ishe në vendin e tyre? Marina e tyre është zhdukur, forca e tyre ajrore është zhdukur, komunikimet e tyre të gjitha sistemet e tyre kundërajrore, raketat e tyre. A mund të përmendësh një gjë të vetme që nuk është zhdukur? Apo një gjë që po shkon mirë? Ne endemi të lirë mbi Teheran. Mund të bëjmë çfarë të duam”, u shpreh Trump.

Mediat shkruajnë se SHBA do të dërgojë 3 mijë trupa shtesë në Lindjen e Mesme me synimin e një sulmi tokësor ndaj Iranit. Një raport i Bloomberg thotë se Arabia Saudite dhe Emiratet po humbasin durimin me Iranin dhe po mendojnë të hyjnë në luftë.

Të këshilluara

Trump njofton armëpushim 5-ditor me Iranin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar këtë të hënë se kishte dhënë urdhër për të shtyrë çdo sulm ushtarak kundër centraleve elektrike iraniane për pe...

19:57

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI