Flash

Raporti: Evropa e papërgatitur për krizën e zjarreve

Lapsi.al 24 March 2026
Raporti: Evropa e papërgatitur për krizën e zjarreve

Europa po përballet me një rrezik në rritje nga zjarret, por mbetet e papërgatitur për ta përballuar atë.

Ky është përfundimi i një raporti të ri portugez që publikohet të mërkurën në Romë, i cili paralajmëron se kriza e zjarreve në kontinent po thellohet dhe kërkon masa urgjente, sidomos në forcimin e flotës ajrore dhe rritjen e investimeve.

Sipas raportit, rreziku i zjarreve është rritur ndjeshëm për shkak të disa faktorëve që po bashkohen: ndryshimet klimatike, braktisja e zonave rurale dhe grumbullimi i madh i bimësisë që digjet lehtë.

Një nga shqetësimet kryesore është se sezoni i zjarreve nuk është më i kufizuar në verë. Ai po fillon më herët dhe po mbaron më vonë, duke e bërë më të vështirë menaxhimin e situatave emergjente.

Ekspertët theksojnë se “sezoni i zjarreve po zgjatet”, ndërsa një tjetër fenomen i ri është përhapja e flakëve drejt veriut të Europës, zona që deri më tani konsideroheshin më pak të rrezikuara.

Të dhënat e fundit e konfirmojnë këtë trend. Vetëm në Suedi, vitin e kaluar u dogjën rreth 1,100 hektarë tokë, mbi 120% më shumë se mesatarja e viteve të fundit. Rritje janë regjistruar edhe në Finlandë dhe Danimarkë.

Ndërkohë, në shkallë të Bashkimit Europian, viti 2025 shënoi një rekord negativ: mbi 1.03 milion hektarë pyje të djegura, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Më të goditurat janë vendet e jugut, ku Spanja kryeson me mbi 393 mijë hektarë të djegur, e ndjekur nga Portugalia, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca.

Por problemi nuk është vetëm te zjarret, është edhe te përgatitja.

Raporti ngre alarmin për mungesën e mjeteve ajrore për shuarjen e flakëve. Flota globale e avionëve zjarrfikës është në rënie, ndërsa koha për t’i zhvendosur nga një hemisferë në tjetrën po zvogëlohet për shkak të sezonit që zgjatet.

Bashkimi Europian ka premtuar investime, përfshirë 600 milionë euro për blerjen e 12 avionëve zjarrfikës të rinj, por këta pritet të dorëzohen vetëm mes viteve 2027 dhe 2030. pra jo menjëherë.

Nga ana tjetër, burokracitë po ngadalësojnë prodhimin dhe furnizimin me këto mjete, ndërsa mungojnë edhe pilotët dhe personeli i specializuar.

Sipas raportit, për t’u punësuar në Europë, një pilot i huaj duhet të kalojë mbi një duzinë provimesh, shumë më tepër se në SHBA apo Australi, çka e bën edhe më të vështirë mbushjen e boshllëqeve.

Në këtë situatë, Komisioni Europian pritet të propozojë një strategji të re për të forcuar masat parandaluese dhe për të reduktuar rrezikun nga zjarret.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI