Flash

40 milionë euro të ardhura nga Airbnb për 2024/ Tatimet: Kujdes! Deklaroni fitimet

Lapsi.al 24 March 2026
40 milionë euro të ardhura nga Airbnb për 2024/ Tatimet: Kujdes!

Rreth 40 mln euro të ardhura kanë gjeneruar nga dhënia e apartamenteve me qira nëpërmjet platformës AirBnb rreth 8,500 individë dhe subjekte për vitin 2024.

Për rezervimet ndaj platformës individët apo bizneset që kanë dhënë prona me qira kanë paguar rreth 1,7 mln euro komisione.

Të dhënat janë bërë publike nga administrata tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kërkuar që të ardhurat e apartamenteve me qira ditore të deklarohen nëpërmjet plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA). Pas deklarimit të ardhurat tatohen 15%.

Afati i deklarimit të tyre është deri më 31 Mars, në të kundërt do të zbatohen penalitetet.

“Gjatë periudhës janar–dhjetor 2024, mbi 8,472 individë dhe subjekte kanë realizuar shitje të akomodimeve përmes platformës Airbnb në Shqipëri.

Vlera totale e rezervimeve arriti në 3,816,021,288 lekë, ndërsa komisionet e platformës kapën vlerën 167,591,014 lekë.

Administrata Tatimore disponon të dhëna mbi rezervimet dhe të ardhurat e realizuara përmes platformës Airbnb, ndaj fton individët dhe subjektet që kanë siguruar të ardhura nga dhënia e akomodimit përmes kësaj platforme t’i deklarojnë ato në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale – DIVA 2025, në përputhje me legjislacionin tatimor në fuqi, për të shmangur kontrollet dhe penalitetet e mundshme.

Kujdes! Afati i fundit për deklarimin e DIVA: 31 mars 2026”, thuhet në njoftimin e administratës tatimore.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI