Flash

Zbulohet video, pse Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon

Lapsi.al 23 March 2026
Zbulohet video, pse Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon

Ndërsa në protestën e kaluar të opozitës u bë kurban Ilir Proda, të dielën e 22 Marsit ka qenë radha e gazetarit Ilir Babaramo, i cili është pushuar nga puna me një telefonatë nga pronari i Report Tv, Karlo Bolino, pas disa komenteve që kishte bërë kundër qeverisjes së Edi Ramës, në studion e televizionit.

“Dje në orët e vona të mbrëmjes pronari i televizionit më ka telefonuar për të më komunikuar pushimin nga puna” ka shkruar gazetari Babaramo në portalin e tij. “Nuk pranoj që të punosh për mua dhe të kritikosh qeverinë, përsëriste pa pushim. Në këtë udhëkryq timin profesional dua të falënderoj të gjithë ata që besojnë se e vërteta nuk ka çmim. Bashkëpunimi im me televizionin Report tv është ndërprerë në mënyrë të njëanshme” ka treguar ai.

Për këdo që është kurioz mbi komentet që i kushtuan punën Babaramos, video është KËTU.

Fjalët janë ato që dëgjohen rëndom në studiot televizive kundër qeverisë, pasi Babaramo ngre pyetjen nëse është bërë ndonjë projekt i saktë nga Rama dhe thotë se "këtu po vidhet si në Karadak...". Kanë mjaftuar këto dhe disa romuze për kolegët në studio dhe ai është pushuar menjëherë nga puna.

Kjo që ka ndodhur të dielën në mbrëmje tregon se në ç'masë ka arritur presioni mbi gazetarët që punojnë në televizionet pranë qeverisë. Kuptohet se në ekranet për të cilat është paguar me fonde publike dhe reklama qeveritare, nuk mund të ketë vend për asnjë devijim dhe askush nuk mund të dalë nga rreshti.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI