Flash

Trump njofton armëpushim 5-ditor me Iranin

Lapsi.al 23 March 2026
Trump njofton armëpushim 5-ditor me Iranin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar këtë të hënë se kishte dhënë urdhër për të shtyrë çdo sulm ushtarak kundër centraleve elektrike iraniane për pesë ditë, disa orë para një afati që kërcënonte përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit, që tashmë ka hyrë në javën e katërt.

Trump shtoi në një postim në platformën e tij Truth Social se SHBA-të dhe Irani kishin pasur bisedime “SHUMË TË MIRA DHE PRODUKTIVE” gjatë dy ditëve të fundit për një “ZGJIDHJE TË PLOTË DHE TËRËSORE TË ARMIQËSIVE NË MESDHEUN E LINDJES”.

Një reporter i medias amerikane Axios tha se Turqia, Egjipti dhe Pakistani ishin takuar me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe veçmas me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi…

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI