Flash

"Përdhosin flamurin"/ Përdorimi i anti-patriotizmit për njollosjen e protestave

Lapsi.al 23 March 2026
"Përdhosin flamurin"/ Përdorimi i anti-patriotizmit për

Një grup mediash qeveritare të orkestruara për të baltosur protestën e opozitës në 22 mars kanë shpërndarë në grup një video sa qesharake, aq edhe me logjikë fëmijënore. Aty duket deputeti i PD, Xhelal Mziu, i cili gjatë një përplasjeje me policinë shkel gabimisht flamurin kombëtar.

Por fabula nuk përfundon këtu. E bukura është se flamurin e sapoçliruar nga çizmja e antikombëtarit kamzali, shkon ta ngrejë nga toka njëri prej policëve, Edison Mehmetaj, me të cilët protestuesit po përplaseshin (shiko këtu). "Unë do bëja detyrën edhe nëse do isha thjeshtë qytetar. Të njëjtën gjë do ta bëja në çdo lloj forme, edhe nëse do isha protestues. Nuk do e lija flamurin në tokë”, tregoi Mehmetaj për ato media që e frynë këtë ngjarje.

Morali i kësaj skene të servirur si ushqim për budallej është bazik: "Ata që janë kundër qeverisë janë edhe kundër Shqipërisë". Këtë mentalitet, që zakonisht gëlon në mendejet e buroktarëve të regjimeve deiktatoriale e shprehu në formën e tij më mendjeshkurtër. zv kryeministrja e sapo emëruar Albana Koçiu.

Në një nga protestat e mëparshme ajo i akuzoi opozitarët se duan të nxijnë imazhin e vendit, të demtojnë ekonominë dhe të sabotojnë turizmin.

Peut être une image de texte qui dit ’Albana Koçiu Suivre 3 3h. h … U vërtetua se objektivi i vërtetë i kësaj dhune është dömtimi drnitnärdreitë ekonomise shqiptare, sabotimii turizmit dhe përpjekja për nxirë me çdo kusht imazhin e Shainërisë në sytë e botes pikërisht në momentin tonë mirë. më’

Por, propaganda bajate se atdheun dhe flamurin i duan vetëm ata që kanë pushtetin nuk është një shpikje e origjinale e rilindasve. Edhe këtu ata nuk shkojnë më larg se fantazia e limituar e Berishës.

Sepse filmi me policin që ruan nderin e flamurit është një skenar me autor Berishën, në 21 janar. Pas protestës së dhunshme dhe katër të vrarëve në përpjekje për të hequr me çdo kusht vëmendjen dhe për të njollosur opozitën, atëhere socialiste, Berisha përdori fabulën e policit Amarildo Yzeiri, i cili ngriti nga toka një flamur kombëtar, të ciliët e kishin shkelur mbështetësit e Edi Ramës, para kryeministrisë (shiko këtu). Madje, pasi sekuencat filmike u stërpërdorën nga televizioni i regjimit, Berisha e priti Yzeirin në kryeministri dhe mori në dorëzim prej tij flamurin ndërin e të cilit kishte ruajtur ky polic.

 “Në një moment të caktuar një horr, një rrugaç, një bandit, që flamurin kombëtar e kishte për leckë, e vërviti atë tek këmbët e policëve. Amarildo e mori flamurin dhe e ngriti. Flamuri i kombit nuk mund të ishte kurrë një leckë që të flakej.” tha atëhere Berisha para kamerave.

Për këtë shfaqe bajate, kur socialistët erdhën në pushtet, ata e ndëshkuan policin Amarildo. Në nëntor 2013, ai u transferua nga forcat speciale në një polic të thjeshtë roje objektesh në komisariatet e Policisë së Tiranës. 

Por, fabulës që dikur e përbuznin socialistët i janë kthyer sot me besim. Edhe ata gjetën pasardhësin e Amarildos, Edisonin, që ruan flamurin, për të rindezur përrallën se opozitat janë anti- kombëtare, njësoj si Berisha i para një dekade e gjysëm.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI