Flash

Netanyahu bisedë telefonike me Trump, diskutohet mundësia e marrëveshjes me Iranin

Lapsi.al 23 March 2026
Netanyahu bisedë telefonike me Trump, diskutohet mundësia e

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Iranin.

Në reagimin e tij të parë që kur Trump njoftoi se po zhvillonte bisedime me Iranin për t'i dhënë fund luftës, Netanyahu tha se Izraeli do të mbrojë interesat e tij jetësore në çdo situatë. Sipas liderit izraelit, Trump beson se arritjet e luftës mund të shfrytëzohen në një marrëveshje me Teheranin.

“Trump beson se ekziston një shans për të shfrytëzuar arritjet masive të IDF-së dhe ushtrisë amerikane në mënyrë që të arrihen qëllimet e luftës përmes një marrëveshjeje - një marrëveshje që mbron interesat tona jetësore”, shprehet ai.

Në një deklaratë video të publikuar nga zyra e tij, Netanyahu tha gjithashtu se Izraeli po vazhdonte sulmet ndaj Iranit dhe Hezbollahut në Liban.

“Ne po e shkatërrojmë programin e raketave dhe programin bërthamor, dhe po vazhdojmë ta godasim fuqishëm Hezbollahun. Vetëm disa ditë më parë, eliminuam dy shkencëtarë të tjerë bërthamorë, dhe krahu ynë është ende i shtrirë”, u shpreh Netanyahu.

Të këshilluara

Trump njofton armëpushim 5-ditor me Iranin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar këtë të hënë se kishte dhënë urdhër për të shtyrë çdo sulm ushtarak kundër centraleve elektrike iraniane për pe...

19:57

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI