Flash

Negociata për fundin e luftës, SHBA-Iran mund të takohen këtë javë

Lapsi.al 23 March 2026
Negociata për fundin e luftës, SHBA-Iran mund të takohen

Përfaqësues të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të zhvillojnë një takim brenda pak ditësh, sipas një raportimi të Axios që citon burime izraelite.

Sipas gazetarit Barak Ravid, vendi i mundshëm i takimit është Islamabad, ndërsa vendet ndërmjetëse po punojnë për ta organizuar atë.

Raportimi thekson se nga ana amerikane pritet të marrin pjesë të dërguarit specialë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, si dhe mundësisht zëvendës presidenti JD Vance. Ndërsa nga pala iraniane pritet të përfaqësohen nga kryetari i parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, dhe zyrtarë të tjerë.

Burimi i cituar nga Axios ka bërë të ditur se takimi mund të zhvillohet në fund të kësaj jave.

Më herët gjatë ditës, presidenti Donald Trump deklaroi se Irani është i gatshëm për një marrëveshje dhe se ajo mund të arrihet brenda pesë ditësh ose edhe më shpejt.

Ai shtoi se kontaktet mes palëve kanë qenë “shumë produktive dhe konstruktive”, duke bërë që të shtyjë edhe sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit.

Megjithatë, mediat iraniane i kanë mohuar këto pretendime, duke deklaruar se nuk ka pasur bisedime me Washingtonin dhe duke sugjeruar se deklaratat e Trump synojnë të fitojnë kohë ndërsa përpjekjet për uljen e tensioneve vazhdojnë në rajon.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI