Flash

Kush varet nga nafta e Gjirit Persik? Harta e vendeve më të ekspozuara ndaj krizës

Lapsi.al 23 March 2026
Kush varet nga nafta e Gjirit Persik? Harta e vendeve më të ekspozuara

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme ka ndërprerë një pjesë të madhe të tregtisë së naftës dhe gazit nga rajoni, vendet në mijëra kilometra larg po ndiejnë pasojat e menjëhershme të mungesës së energjisë. Por ndikimi nuk është i njëjtë për të gjithë.

Azia, më e goditura 

Vendet aziatike janë blerësit më të mëdhenj të energjisë nga Gjiri Persik. Në vitin 2024, rreth 21 milionë fuçi naftë në ditë kalonin përmes Ngushticës së Hormuzit dhe rreth 80% e këtij furnizimi shkonte drejt Azisë.

Kina mbetet konsumatori më i madh, me më shumë se një të tretën e furnizimit që vjen nga kjo zonë. Por disa vende janë edhe më të varura. Pakistani po shqyrton javë pune 4-ditore për të kursyer energji. India, që mbulon 40% të naftës dhe 80% të gazit nga Lindja e Mesme, po përballet me mungesa gazi për familjet. Në shumë vende aziatike janë anuluar mijëra fluturime për shkak të mungesës së karburantit.

Europa: Më pak e varur, por jo e paprekur 

Europa tradicionalisht ka qenë më pak e varur nga Gjiri Persik, pasi ka marrë gaz kryesisht nga Rusia dhe së fundmi nga SHBA dhe Norvegjia.

Megjithatë, kontinenti po përballet me një tjetër krizë energjetike, pas asaj të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Rritja e çmimeve të naftës dhe gazit po vjen në një moment të vështirë për ekonominë europiane, e cila po përpiqet të rikuperojë industrinë dhe të përballojë konkurrencën nga importet e lira kineze.

Afrika dhe vendet në zhvillim, më të rrezikuara

Disa vende afrikane janë pothuajse totalisht të varura nga energjia e Gjirit.

Por ndikimi nuk ndalet vetëm te nafta dhe gazi. Rajoni është një burim i madh edhe për plehrat kimike, thelbësore për bujqësinë.

Rritja e çmimeve të plehrave mund të çojë në: rritje të çmimeve të ushqimeve dhe shtim të borxhit publik në vendet e varfra.

SHBA dhe Amerika, më të mbrojtura

SHBA është prodhuesi më i madh në botë i naftës dhe gazit, ndaj goditja është më e kufizuar.

Megjithatë, efektet ekonomike janë të dukshme. Çmimi i naftës ka kaluar 100 dollarë për fuçi. Benzina është rritur me rreth 1 dollar për gallon. Gjithashtu fluturimet janë reduktuar për shkak të kostove dhe normat e interesit janë rritur nga frika e inflacionit.

Për të lehtësuar situatën, SHBA madje ka pezulluar përkohësisht disa sanksione ndaj naftës ruse për të rritur furnizimin global.

Çfarë pritet? 

Ekonomistët paralajmërojnë se nëse lufta vazhdon dhe çmimet e energjisë rriten më tej, pasojat do të thellohen.

Kjo është edhe arsyeja pse SHBA po përpiqet të sigurojë kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit dhe njëkohësisht të tregojë se nuk varet nga energjia e Lindjes së Mesme.

Përgatiti në shqip nga New York Times, ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI