Flash

Dosja "Balluku" në skaner/ SPAK hap telefonat që sekuestroi në kontrollet e festave

Lapsi.al 23 March 2026
Dosja "Balluku" në skaner/ SPAK hap telefonat që sekuestroi

Hetimet e SPAK për dosjen "Balluku" po kalojnë nga celulari i Ervis Berberit tek celularët dhe laptopët e pjesës tjetër të shpurës së ish-zv.kryeministres, me shpresë se do të gjejë gjurmë për afera të tjera korrupsioni.

Gjykata kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë vendim për të hapur dhjetëra telefona, laptopë dhe USB, një kthesë e detyruar nga Gjykata Kushtetuese, e cila i ka prerë një rrugë të shkurtër hetimit, duke imponuar që çdo zbërthim komunikimesh të bëhet vetëm me autorizim gjykate. Me fjalë të tjera, ajo që më parë bëhej në heshtje, tani duhet të kalojë në filtrin formal të drejtësisë.

Gjyqtari Erion Çela ka dhënë dritën jeshile për të hapur një arkiv të tërë dixhital që deri tani kishte mbetur i ngrirë. Nuk bëhet fjalë për pajisjet e Belinda Ballukut, e cila për shkak të statusit të deputetes nuk i është nënshtruar kontrollit personal, por për rrethin e saj funksional, zyrtarë dhe biznesmenë që kanë lëvizur milionat e tenderave publikë.

Prokurorët kanë kërkuar zbërthimin e pajisjeve të figurave kyçe si ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli dhe ish-administratori i KESH, Erald Elezi.

Përveç tyre, në shënjestër janë pajisjet e disa biznesmenëve, kompanitë e të cilëve kanë përfituar miliona euro nga tenderat e rrugëve, një rrjet që shtrihet nga Unaza e Madhe e Tiranës te aksi Kashar–Thumanë dhe tuneli i Llogarasë dhe që vjen me një listë të gjatë biznesmenësh.

Hapja e pajisjeve eletronike mbart një peshë të rëndësishme të hetimit, pasi deri tani ka rezultuar se aty është regjistruar rrjedha e vërtetë e ngjarjeve, ajo që tenton të fshihet përmes dokumenteve zyrtare dhe procedurave administrative.

Eksperienca ka treguar se komunikimet private tregojnë atë që realisht ka ndodhur në prapaskenë, ku fondet publike shpërndahen në këmbim të blerjes së deputetëve të opozitës, medias apo thjesht vidhen për të përfunduar në xhepat e pushtetit.

Pavarësisht volumit të madh të kontrolleve, sekuestrimeve dhe zgjerimit të hetimit, deri tani nuk ka një rëndim zyrtar akuzash. Belinda Balluku vazhdon të hetohet për “shkelje të barazisë në tendera”, një formulim që përkthehet në manipulim gare në projekte me vlerë qindra milionë euro.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI