Flash

“Trashi e shiti”: Idrizi e bëri “kokë turku” për rënien e mundshme të Flamurtarit

Lapsi.al 22 March 2026
“Trashi e shiti”: Idrizi e bëri “kokë turku”
“Ma hidh herën e parë: turp të kesh. Ma hidh të dytën: turp të kem”. Sipas kësaj shprehje duhet të ketë funksionuar Sinan Idrizi, kur në pas ndeshjen e Ballshit, të humbur 2-1 nga Flamurtari vendosi të përjashtojë nga organika kapitenin e skuadrës dhe lojtarin më të rëndësishëm të saj Lorenc Trashi. Mbi mbrojtësin e majtë peshoi penalltia e shkaktuar në minutan e fundit shtesë, që i lejoi Bylis të triumfonte 2-1, duke dënuar pothuaj me rënie vlonjatët nga kategoria.

Precedenti, autogoli me Partizanin

Trashi u vendos në një situatë të tillë për herë të dytë gjatë këtij sezoni: herën e parë ishte në autogolin e shënuar në Vlorë kundër Partizanit, në debutimin e teknikut Moriero. Italiani e zëvendësoi menjëherë më pas, por e mbrojti lojtarin e tij, duke e thënë se ndërrimi erdhi për çështje teknike, sepse i duhej për të ndryshuar mënyrën e lojës. Edhe atëherë tifozët e akuzuan për autogol të qëllimshëm, si ish-lojtar i Partizanit. Klubi nuk u mor shumë me rastin, edhe pse në pas ndeshje në Super gol në RTSH, tekniku debutues i Partizanit Oltijon Kërnaja tha se ishte ndihmuar nga një mik në radhët e Flamurarit.

Çfarë e solli përjashtimin e kapitenit?

Këtë herë, sidoqoftë, veprimi ishte në kufijtë e absurdit për një lojtar të eksperiencës së ish-kapitenit tashmë Trashi. Mbërthim si një mundës i vërtetë ndaj Përndrecës, në një aksion jo të një rrezikshmërie evidente. Trashi u konsiderua fajtor i qëllimshëm për këtë veprim dhe pas protestës së tifozëve erdhi edhe vendimi i Sinan Idrizit për ta përjashtuar nga skuadra. Një veprim që nuk ngjan fare me atë të një klubi profesionist, duke qenë se u bë në të nxehtë e sipër, të ndikuar nga presioni i tifozëve që kërkonin një fajtor dhe e akuzuan për “shitje ndeshje”. Në këtë rast do të ishte e drejt të të bëhej një hetim i brendshëm, sepse përtej naivitetit të rastit, minuta ishte e 97’ dhe atë goditje këndi arbitri ndoshta edhe mund të mos e lejonte fare.

Alibia e Idrizit

E megjithatë, Idrizi e mori vendimin, shpejt e pa asnjë provë, sepse në këtë gjest fshihet një alibi e madhe. Flamurtari rrezikon rënien nga Kategoria, duke u pozicionuar në vendin e fundit me 24 pikë. E në rast se vlonjatët bien, faji tani u kuptua: është i Trashit që “shiti” ndeshjen me Bylis. Vetëm se nuk duhet harruar se kuqezinjtë kanë qenë gjithë kampionatin në vendin e fundit dhe nuk erdhi ndeshja në Adush Muça si fataliteti i një gjendje që Idrizi e të tjerët e ndërtuan vetë nga vera e kaluar.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI