Flash

Sylvinho, minutat e pakta janë problem: ja kush janë dy debutuesit kundër Polonisë

Lapsi.al 22 March 2026
Sylvinho, minutat e pakta janë problem: ja kush janë dy debutuesit

Ashtu si pritej, ashtu si në fakt duhet të ndodhte. Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti janë rithirrur nga tekniku Sylvinho për ndeshjen e playoff-it me Poloninë, që vlen Botërorin 2026. Sulmuesi që po impresionon me Trabzonspor dhe anësori i Ipswich Town që po vrapon drejt Premier League kishin kohë që kishin mbetur jashtë zgjedhjeve të brazilianit. 10 gola e 8 asist në 38 paraqitje ka shënuar Mehmeti në Championship, ndërsa Muçi 10 gola e 4 asist në 24 prezenca.

Ndoshta forma e mirë që po kalojnë të dy, shënuesit më të mirë shqiptarë në xhiro, apo edhe dëmtimet e forta të Manajt e Dakut, kanë bërë që Sylvinho të kthejë sytë nga dyshja, në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë, në orën 20:45.

Kush janë Pilo e Pllana?

Trajneri Sylvinho ka bërë publike listën me 26 lojtarët e ftuar për këtë përballje, si edhe për ndeshjen e mundshme ndaj Ukrainë/Suedisë më 31 mars. Për herë të parë me Kombëtaren shqiptare kanë marrë ftesë mbrojtësit Stavro Pilo dhe Bujar Pllana. Mbrojtësi i majtë i AEK Athinë, që kishte ndryshuar edhe emrin pas marrjes së pasaportës greke (Stavros Pilios) ka zgjedhur të përqafësojë Shqipërinë pas bisedës së bërë me teknikun brazilian. 24 vjeçari po bën shumë mirë te AEK, ku luan edhe Strakosha dhe do të jetë një garanci më shumë për krahun e majtë. Pllana pastaj është një qendërmbrojtës tipik 190 cm, me njohje të mirë për Poloninë, duke qenë se 24 vjeçari luan për Lechia Gdansk.

E gjithë linja e djathtë pa minuta

Problem do të jenë edhe minutat e pakta që kanë disa nga lojtarët e thirrur nga Sylvinho, mbi të gjithë Hysaj, Broja e Balliu. Ky i fundit ka vetëm 11 paraqitje këtë sezon, mbrojtësi i Lazios vetëm 4, ndërsa Broja pas dëmtimit të panumërt ka luajtur vetëm pak minuta. Pa harruar këtu se Arbër Hoxha ka humbur vendin si titullar te Dinamo Zagreb dhe Jasir Asani nuk luan por vetëm stërvitet që kur shpërtheu konflikti në Lindjen e Mesme.

Lista e plotë me 26 lojtarë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Bujar Pllana, Klisman Cake, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Ivan Balliu

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Nazmi Gripshi, Arbër Hoxha, Anis Mehmeti, Jasir Asani

Sulmues: Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Nedim Bajrami, Armando Broja

Kombëtarja shqiptare do të nisë përgatitjet të hënën në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen e parë ndaj Polonisë, ndërsa të mërkurën do të udhëtojë drejt Varshavës.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI