Flash

"Skandal për të gjithë njerëzimin", Papa bën thirrje për armëpushim në Iran

Lapsi.al 22 March 2026
"Skandal për të gjithë njerëzimin", Papa bën

Papa Leone ka thënë të dielën se vdekjet dhe vuajtjet e shkaktuara nga lufta në Lindjen e Mesme janë një “skandal për të gjithë njerëzimin”, duke përsëritur thirrjen e tij për armëpushim të menjëhershëm.

Teksa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit hyn në javën e saj të katërt, Papa i parë amerikan ka thënë se vazhdon të ndjekë me “shqetësim” situatën në Lindjen e Mesme dhe në rajone të tjera të shkatërruara nga lufta dhe dhuna.

“Nuk mund të heshtim përballë vuajtjeve të kaq shumë njerëzve, viktimave të pambrojtura të këtyre konflikteve. Ajo që i lëndon ata, lëndon të gjithë njerëzimin”, ka thënë Leo në lutjen e tij javore Angelus në Sheshin e Shën Pjetrit.

“Unë e përsëris fuqimisht thirrjen time që ne të këmbëngulim në lutje, në mënyrë që armiqësitë të pushojnë dhe rruga të hapet më në fund për paqe”, ka shtuar ai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI