Flash

Rama i bën elozhe Kinës: Po bën një progres marramendës

Lapsi.al 22 March 2026
Rama i bën elozhe Kinës: Po bën një progres marramendës

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podkastit “Flasim”, kishte të ftuar 4 vajza nga Kina, dy përfaqësuese të Ambasadës së Kinës në Shqipëri dhe dy studente, ku foli për “miqësinë e veçantë” mes Shqipërisë dhe Pekinit.

Në një kohë kur SHBA dhe BE paralajmërojnë për rreziqet e mundshme të ndikimit kinez në vendin tonë, Rama foli me tone miqësore për Kinën. I pyetur nga njëra nga vajzat, kreu i qeverisë shqiptare tha se marrëdhëniet mes dy vendeve dikur kanë qenë shumë të afërta ndërsa tani janë miqësore.

Rama vlerësoi përparimin teknologjik që ka bërë Kina ndërsa u shpreh i hapur për më shumë shkëmbim me këtë vend në fushat e arsimit dhe turizmit. Ai tregoi se po mbështet në përkthimin e një libri nga kinezishtja dhe se autorja do të ftohet në Tiranë. Sipas Ramës gjuha kineze është duke u përhapur më shumë në botë dhe se në vitet e ardhshme do të jetë e rëndësishme.

Gjatë bisedës Rama rrëfeu edhe një moment nga vizitat e tij në Kinë, ku një zyrtar i lartë në Shanghai këndoi shqip gjatë një darke zyrtare. Siç tregoi ai, kryetari i bashkisë së Shanghait kishte kënduar gjatë darkës këngën “ndër ara, fabrika e kantiere”, që lidhet me periudhën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë apo ndryshe, periudhën komuniste.

“Unë mbaj mend kur kemi shkuar shumë vite me parë, kur isha kryetar i bashkisë së Tiranës, edhe vajtëm edhe ishim për darkë në bashkinë e Shanghai dhe ishte kryetari i bashkisë së Shanghai dhe ai u çua dhe filloi të këndonte shqip.

Dhe ne të gjithë ngelëm, thamë “si ka mundësi”. Dhe të gjitha ata që ishin më në moshe si ai, filluan ta shoqëronin me këngë në shqip. Ai këndoi një këngë “ndër ara, fabrika, kantiere”, tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë u shpreh se nga letrat që merr nga ambasada e Kinës në Shqipëri nuk ka gjetur asnjë gabim në mënyrën se si ata e shkruajnë gjuhën shqipe.

“Vajzat vijnë nga një vend që është në rrugën e një progresi marramendës. Por, pavarësisht se janë që të katërta nga Republika popullore e kinës, kanë emra shqiptarë Jam këtu sot me Lirën, Adrianën, Meritën dhe me Etlevën. Sepse studentët kinezë që janë të projektuar për tu angazhuar për marrëdhëniet me Shqipërinë, kanë emra shqip.

Ftesa për të pasur këto vajza kineze, erdhi pasi më ka ndodhur që kur lexoj letrat që dërgon ambasada e Kinës, qe mund të jenë letra zyrtare që vijnë të përthyera apo direkt, janë perfekte se si shkruhet shqip. I jam qepur letrave për të gjetur ndonjë gabim ortografik, por nuk kam gjetur asnjë deri më tani. Sikur ne të flisnim kinezçe siç flasin këto shqip, do ishte shumë mirë…”, - tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit të naftës. Gjatë podkastit të tij “Flasim”, Rama u shpreh se nuk janë konstatuar abuzime në lidhje me këtë s...

10:14

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI