Flash

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në rrugën përballë parlamentit

Lapsi.al 22 March 2026
Përplasje mes protestuesve dhe policisë në rrugën

Protestuesit e PD janë përplasur me policinë në rrugën që të çon drejt kuvendit, pranë xhamisë së Namazgjasë. Në momentin që protestuesit po afroheshin, policia ka nisur të hedhë gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërkohë që protestuesit janë kundërpërgjigjur me molotovë dhe fishekzjarre. Zona përreth është mbushur me gaz, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike janë afruar për t'u përballur me policinë.

Deputetët e PD-së Luciano Boçi, Klevis Balliu dhe Flamur Noka kanë kërkuar të kalojnë në drejtim të Kuvendit.

Më pas është shënuar një përplasje fizike mes deputetëve dhe policisë, dhe më pas është hedhur gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë.

https://www.youtube.com/watch?v=tqoq4j7ETfA

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI