Flash

Ndërhyrjet në bregdetin e Durrësit nuk marrin parasysh "Trëndafilin e Erërave"

Lapsi.al 22 March 2026
Ndërhyrjet në bregdetin e Durrësit nuk marrin parasysh

Çdo mëngjes Kastrioti e pi kafen në një nga baret e shumtë përballë detit në shëtitoren Taulantia në Durrës.

Ai komenton me zë të ulët punën e ekskavatorëve, që kanë rifilluar punë pas gati një viti për rindërtimin e shëtitores që përfundon te Sfinksi, por që durrsakët e quajnë ende Brryli.

“Inshaallah e kryejnë këtë vit, se në tabelë shkruhet që do të mbarojë për tetë muaj,” thotë Kastrioti, të cilit nuk i pëlqen që t'i dalë emri në gazetë.

Ai tregon se përveç gurëve për ta zgjeruar shëtitoren në dëm të detit, kompania zbatuese e punimeve po hedh “beton dhe hekur pa hesap.”

“Nuk e kuptoj se ku do t'i drejtojnë ujërat e restoranteve, që deri tani hidheshin në det,” pyet Kastrioti, ndërsa ndez një tjetër cigare.

Ky nuk është një shqetësimet vetëm i Kastriotit, por ndahet edhe nga inxhinierët që e njohin ecurinë e zbatimit të projekteve në bregdet, të cilat vetëm në shëtitoren bregdetare të qytetit kanë lënë mjaft probleme të pazgjidhura, sidomos në sistemin e kanalizimeve.

Inxhinieri Adrian Zhamo, tha për BIRN, se pjesa e parë e projektit të shëtitores “Taulantia” përfundoi në vitin 2022, por shumë pranë monumentit të Luftëtarit të Panjohur, ende ujërat e përziera të qytetit derdhen në det.

[caption id="" align="alignnone" width="2560"] Punime tek shëtitorja bregdetare Durrës | Foto: Gëzim Kabashi[/caption]

“Duket se njëlloj edhe tani në pjesën e fundit të projektit, ujërat nga restorantet e shumtë do të shkojnë përsëri në det,” tha Zhamo, i cili ka punuar për një periudhë të gjatë kohe në ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve të qytetit.

“E gjithë zona bregdetare – brenda në qytet – në një gjatësi prej disa kilometrash sulmohet nga ujërat detare, të cilat kur kthehen në dallgë të larta, i hedhin ujërat në shëtitore, aty ku mbeten për disa ditë”, shtoi ai.

Specialistët këmbëngulin se zgjidhja e vetme në marrëdhënien me detin mbetet krijimi i barrierave në një distancë prej disa dhjetëra metrash nga bregu, por edhe kjo duhet bërë pas studimesh të hollësishme.

Sipas inxhinierit të porteve Tomorr Spahiu, studimet e fundit janë kryer nga institutet hidrogjeologjike dhe ushtarake para 30 vitesh, ndërsa tani në bregdet ndërhyrjet janë krejtësisht abuzive.

“Shfrytëzimi pa kriter i lumenjve dhe instalimi i barrierave prej guri në zonën turistike Durrës-Kavajë, kanë ndikuar dukshëm në situatën e bregdetit në gjirin detar,” shprehet Spahiu për BIRN.

“Njohja dhe respektimi rrymave detare si dhe i “trëndafilit të erërave” në hartimin e studimeve dhe projekteve mund ta minimizojnë rrezikun që vjen nga erozioni detar,” shtoi ai.

Trëndafili i erërave është figura grafike që tregon drejtimet kryesore të erës ose të pikave kardinale në një hartë, diagramë meteorologjike ose busull. Në meteorologji, kjo diagramë paraqet sa shpesh fryn era nga secili drejtim, ndërsa në hartografi e lundrim përdoret si simbol i drejtimeve kryesore.

Mbathja me rërë e bregdetit në plazhin tradicional në jug të qytetit, që transportohet nga grykëderdhja e Shkumbinit, në Vilë Bashtovë drejt Durrësit, ende nuk ka dhënë rezultatet e pritshme të projektit të bashkisë.

“Sasia e parë e rërës, që u hodh në breg, pjesërisht është rikthyer në det,” tregoi Vlash Molla, një pensionist nga lagjja në 13.

“Në breg janë depozituar inertet, që janë sjellë nga bashkë me rërën nga Vilë Bashtova, gati 40 kilometra larg,” thotë Vlashi.

[caption id="" align="alignnone" width="2560"] Punime tek plazhi i Durrësit | Foto: Gëzim Kabashi[/caption]

Punimet në bregdetin e stabilimenteve të njohura me emrat “Teuta”, “Iliria” dhe “Iliria” vazhdojnë me hope dhe në breg shfaqen herë pas here qindra metra me piramida të vogla me rërë, të cila depozitohen në det me ekskavatorë.

Tabela e vendosur nga Bashkia Durrës dëshmon se për projektin e rehabilitimit të bregdetit nga ura e Dajlanit deri te Kovaleshenca e Ministrisë së Brendshme në dy vjet do të shpenzohen 336 milion lekë.

“Gjithë puna është nëse a ia vlen, apo jo,” pyet Vlashi.

Në morinë e ndërtimeve pa fund në plazhin tradicional të Durrësit, dallohet për të kundërtën vetëm oazi i gjelbër i ish-bllokut të udhëheqjes komuniste.

Sipas inxhinierit me përvojë Adrian Zhamo, rëra që sjell deti në këtë zonë akumulohet në breg, si më parë, çfarë ilustrohet nga mbushja e këmbëve të urës me pilota.

“Bregdeti i kësaj hapësire ka mbetur siç ka qenë,” tha Zhamo. “Me një fjalë, aty ku njeriu nuk ka ndërtuar në mënyrë abuzive, gjithçka ka mbetur si më parë,” përfundoi ai. /Reporter.al

Të këshilluara

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit të naftës. Gjatë podkastit të tij “Flasim”, Rama u shpreh se nuk janë konstatuar abuzime në lidhje me këtë s...

10:14

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI