Flash

Makina e ujit ndjek protestuesit në lëvizje, policia hedh gaz lotsjellës

Lapsi.al 22 March 2026
Makina e ujit ndjek protestuesit në lëvizje, policia hedh gaz

Protestuesit e Partisë Demokratike kanë lëvizur nga kryeministria drejt godinave të ministrive në qendër, por gjatë lëvizjes janë ndjekur nga makina e ujit dhe forcat speciale. Në momentin që qytetarët kanë ndaluar mes godinave të ministrive, ata kanë hedhur fishekzjarre dhe molotovë drejt ministrisë së infrastrukturës, por aty është hedhur gaz lotsjellës nga policia ndërsa një prej mjeteve ka lëshuar ujë me presion. Disa prej protestuesve janë shpërndarë, ndërsa të tjerë janë drejtuar për tek sheshi Skënderbej.

https://www.youtube.com/watch?v=tqoq4j7ETfA

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI