Flash

Irani: Hormuzi është i hapur për të gjithë, përveç atyre që shkelin territorin tonë

Lapsi.al 22 March 2026
Irani: Hormuzi është i hapur për të gjithë,

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se Ngushtica strategjike e Hormuzit mbetet e hapur për të gjithë, me përjashtim të atyre që, sipas tij, cenojnë sovranitetin territorial të vendit.

Në një reagim të publikuar në platformën X, Pezeshkian theksoi se “kërcënimet dhe terrori” ndaj Iranit nuk e dobësojnë vendin, por përkundrazi forcojnë unitetin kombëtar. Ai paralajmëroi se Teherani do t’u përgjigjet me vendosmëri çdo kërcënimi që e konsideron të pajustifikuar, edhe në terren.

Presidenti iranian nënvizoi gjithashtu se presionet, veçanërisht ato nga Shtetet e Bashkuara, kontribuojnë në rritjen e kohezionit të brendshëm të vendit.

Deklaratat e tij vijnë pas paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se SHBA mund të godasë infrastrukturën energjetike të Iranit, nëse nuk garantohet plotësisht funksionimi i lirë i Ngushticës së Hormuzit.

Pezeshkian ritheksoi se ky kalim detar me rëndësi jetike për tregtinë globale mbetet i hapur për lundrimin ndërkombëtar, por shtoi se kjo nuk vlen për ata që, sipas tij, shkelin integritetin territorial të Iranit.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI