Flash

Rama rikonfirmon Ballukun në Fier, ndryshon disa drejtues qarqesh (Emrat)

Lapsi.al 21 March 2026
Rama rikonfirmon Ballukun në Fier, ndryshon disa drejtues qarqesh (Emrat)

Edi Rama ka njoftuar edhe ndryshime në Partinë Socialiste sa i përket drejtimit të disa qarqeve. Kështu sic mëson Lapsi.al qarqet do të drejtohen si më poshtë:

Blendi Klosi në Durrës

Ulsi Manja në Dibër

Taulant Balla në Tiranën si qark, Ogerta Manastirliu në Tiranën si qytet.

Erjon Malaj në Kukës

Ermal Nufi në Lezhë

Bledi Cuci në Vlorë

Mirela Kumbaro në Gjirokastër

Enea Karakaci në Shkodër

Niko Peleshi në Korcë

Belinda Balluku në Fier

Ervin Demo në Berat

Arbjan Mazniku në Elbasan.

Bie në sy shmangia e Elisa Spiropalit nga bashkëdrejtimi i qarkut Tiranë, por do t'i lihet në patronazh një prej njësive të kryeqytetit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI