Flash

Klosi: Do fitojmë në çdo bashki, struktura të partisë në 5 shtete ku ka diasporë

Lapsi.al 21 March 2026
Klosi: Do fitojmë në çdo bashki, struktura të partisë

Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, përmes një deklarate për mediat bëri të ditur vendimet dhe diskutimet kryesore të mbledhjes.

Ai njoftoi miratimin e planit të punës të PS deri më 30 qershor, përgatitjen për zgjedhjet vendore dhe përfshirjen më të madhe të grupit rinor në strukturat e partisë.

Sipas Klosit, PS ka shënuar një fitore spektakolare në zgjedhjet e kaluara, të 11 majit, duke fituar mbi 80% të qendrave të votimit në të gjithë vendin, dhe synon të sigurojë sukses në çdo bashki në garën elektorale të ardhshme.

Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e diasporës dhe ngritjen e strukturave në vendet ku PS ka marrë më shumë vota, përfshirë Greqinë, Italinë, Britaninë, SHBA dhe Gjermaninë.

“Miratuam plani e punës nga sot deri më 30 qershor, për punën e PS për zgjedhjet vendore. Anëtarësime të reja, sipas mbledhjes së PS, duhet të ketë 4 shtime të reja. Grupi rinor do të jetë më shumë pjesë e stafit tonë. U evidentuan në çdo qelizë dhe në çdo territor të Republikës së Shqipërisë rezultatet tona. PS pati një fitore spektakolare, nuk fituam vetëm mbi bastionet tona, por kemi fituar mbi 80% të të gjitha qendrave të votimit në të gjithë vendin. Qarqet dëshmojnë një rritje të punës sonë si parti.

Në Tiranë duhet të kemi një strukturë më të fortë të organizuar, duke qenë se Tirana ka numrin më të madh të votave, është një territori, ku çdo anëtar i PS do të japë kontributin. PS në garën e ardhme elektorale PS synon që fitojë çdo bashki. 83 mandatet janë një fitore spektakolare. Jo vetëm për Tiranën, por edhe për gjithë Shqipërinë është shumë herët për të folur për emrat e kandidatëve. Të gjithë kryetarët e bashkive, që duan të rikandidojnë, por edhe ata që paraqiten si kandidatë të rinj, duhet të kenë një lidhje me popullin. Diaspora është një fitore shumë e rëndësishme e jona. Sa i takon diasporës ne do të ngremë strukturat tona, ku ne kemi pasur më shumë vota, në Greqi, Itali, Britani, SHBA dhe Gjermani”, tha Klosi.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI