Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Çfarë e yshti Ramën ta shpallë "non grata" Gërvallën

Lapsi.al 21 March 2026
Çfarë e yshti Ramën ta shpallë "non grata"

Edi Rama është politikani me profilin psikologjik më të lexueshëm në botë e për pasojë është njeriu më i kuptueshëm, e më bazik, edhe kur bën si misterioz.

Në kohët tona studiuesit/shkencëtarët e politikës, nuk mjafton të mësojnë disiplinat klasike që kërkohen prej tyre si historia, filozofia, diplomacia, etj. Ata tani duhet të mësojnë edhe aftësi të tjera jashtë domenit të tyre si p.sh. psikologjinë.

Vetëm përmes psikologjisë mund të kuptohen veprimet e Edi Ramës, si shpallja non grata e Donika Gërvallës.

Rama është një ndër njerëzit më narcizistë që mund të ketë në hapësirën publike shqiptare.

Qeveria shpall "non grata" ministren e Kosovës Donika Gërvalla

Ata si ai jetojnë përmes një historie të rreme që tregojnë për veten e tyre. Sens i vetes që ata kanë nuk përputhet me të vërtetën. Ky sens i rremë është qëllimisht i ndërtuar dhe i kuruar sikur njerëzit si Rama të ishin brilantë, të pagabueshëm, të vetmit që mund t’i përgjigjen një thirrjeje historike.

Për shembull, kush e njeh (por nuk ka nevojë ta njohësh personalisht) e di mirë se ai ka ngritur rreth vetes idenë se është i vetmi shqiptar që mund ta zhvillojë Shqipërinë ashtu si medemek zhvilloi Tiranën.

Në këtë përrallë që i tregon vetes dhe botës ai ka nevojë të ndihet sikur është zgjatim i Ismail Qemalit, e të dy bashkë zgjatime të Skënderbeut.

Kush e njeh — për këtë duhet ta njohësh — e di sa shumë terrorizohet kur e kritikon me kurajë.

Sidomos kur kritika që i bën është e vërtetë. Çdo njeri i zakonshëm, kur kupton se kritika që i bëjnë është absolutisht e vërtetë, do të ndjejë thellësisht një ndjesi faji që punën e bëri keq.

Kurse Rama ndjen një ndjesi të tmerrshme turpi kur i thua se e ka gabim dhe sidomos kur e di edhe vetë se është gabim e kur e shikon se të gjithë të tjerët e kanë kuptuar gjithashtu se sa mbrapsht e ka bërë punën.

Për ta shmangur forcën dërrmuese të turpit, Ramës i duhet që ta “externalizojë” problemin, pra ta nxjerrë nga vetja turpin që e dërrmon, e ta kthejë atë në një problem fiktiv të jashtëm e konkret.

Kur Donika Gërvalla — dhe gjithë pesha historike, intelektuale, e simbolike/kulturore për shkak të historisë së madhe familjare që ajo përfaqëson — e kritikon Ramën përmes një thumbi që ndihet si thikë e mprehtë, dhimbja ikën vetëm duke goditur Donikën, e jo duke reflektuar përbrendshmi.

Vetëm kjo mund ta shpjegojë pse Gërvalla është sot non grata në Shqipëri. Nuk ka ai veprim asnjë logjikë shtetërore, diplomatike, apo strategjike.

Veprimet pastaj të ministrit të jashtëm shqiptar (që i mbledh diplomatët dhe i porosit përmes Zoom si ta mbajnë larg Gërvallën) — veprimet e këtij pra, i cili konsiderohet sot si ndoshta diplomati më i mirë që ka vendi — janë jo vetëm banale, por janë treguesi më i trishtё se narcizisti në krye të qeverisë rrethohet nga narcizistë të tjerë më të vegjël — të vegjël pavarësisht sensit të pamasë të madhështisë që vuajnë përbrenda.

Marrë nga Facebook i autorit Kristi Pinderi

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI