Flash

Vendimi/ Në Madagaskar ministrat duhet të kalojnë testin e së vërtetës

Lapsi.al 20 March 2026
Vendimi/ Në Madagaskar ministrat duhet të kalojnë testin e

Presidenti i Madagaskarit, i cili qeveris vendin pas një grushti shteti, ka thënë se ministrat e rinj do të duhet të kalojnë nëpër testin e së vërtetës për të eliminuar kandidatët e korruptuar.

Vendimi i Presidentit Michael Radrianirina vjen pas shkarkimit të kryeministrit dhe kabinetit më 9 mars, për të cilin ai nuk dha asnjë shpjegim.

Ai u tha mediave lokale: “Kemi vendosur të përdorim një poligraf për të kryer verifikime të së kaluarës së kandidatëve.”

Kabineti i ri do të shpallet në fillim të javës së ardhshme.

“Do të zbulojmë se kush është i korruptuar dhe kush mund të na ndihmojë, kush do ta tradhtojë luftën e të rinjve”, - tha ai.

Kryeministri i ri do të jetë kreu i agjencisë antikorrupsion, Mammityana Rajaonarishon. Presidenti dhe kryeministri do të intervistojnë vetëm kandidatët për ministra që kanë kaluar një test detektor gënjeshtre, tha Radrianirina.

Megjithatë presidenti nuk po kërkon "dikë që është 100% i pastër, por mbi 60% . Në këtë mënyrë, Madagaskari më në fund mund të zhvillohet".

“The Guardian” shkruan se Radrianirina mori pushtetin pas një grushti shteti tetorin e kaluar dhe pas javëve të protestave të udhëhequra nga të rinjtë. Megjithatë, të rinjtë u zhgënjyen shpejt me zgjedhjen e zyrtarëve qeveritarë, të cilët i shihnin si anëtarë të elitës së vjetër dhe të korruptuar.

Të rinjtë filluan të protestonin shtatorin e kaluar, fillimisht kundër ndërprerjeve të ujit dhe energjisë elektrike, dhe më pas duke kërkuar një rishikim të plotë të sistemit politik. Të paktën 22 persona u vranë në ditët e para të protestave, sipas OKB-së.

Më 11 tetor, një njësi ushtarake elitare, në të cilën Radrianirina ishte kolonel, u bashkua me protestuesit. Të nesërmen, presidenti, Andry Rajoelina, thuhet se u largua nga vendi me një aeroplan ushtarak francez, me destinacion Dubain.

Radrianirina u betua si president i përkohshëm dhe u zotua të mbante zgjedhje deri në fund të vitit 2027.

Megjithëse i pasur me burime natyrore, Madagaskari është një nga vendet më të varfra në botë, me një PBB për frymë prej vetëm 545 dollarësh (471 euro) në vitin 2024, sipas të dhënave nga Banka Botërore. Vendi u rendit i 148-ti nga 180 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International për vitin 2025. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI