Flash

Në vitin 2025, mbi 10 mijë raste zjarri në vend

Lapsi.al 20 March 2026
Në vitin 2025, mbi 10 mijë raste zjarri në vend

Në vitin 2025 rastet e zjarreve kanë shënuar një tjetër rritje duke e bërë gjithmonë e më sfiduese përballjen me to. Raporti i Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpërthimi për vitin e shkuar tregon se situate është bërë më e vështirë edhe në kushtet e ndryshimeve klimatike.

“Krahasuar me vitin 2024 ku ka pasur 10 226 raste zjarri, në vitin 2025 janë shënuar 306 raste zjarri më shumë. Në vitin 2024 ka pasur një numër total sipërfaqesh të djegura më shumë, por në vitin 2025 ka pasur një sezon zjarri intensiv dhe më të gjatë, me rritje të shpejtësisë së djegies dhe më shumë ndërhyrje zjarrfikëse, veçanërisht në muajt e verës, duke reflektuar kështu edhe ndikimin klimatik (valë të nxehtësisë dhe thatësira)” thuhet në raport.

Referuar kësaj panorama raporti nënvizon se ka nevojë për zgjerimin e kapaciteteve logjistike dhe njerëzore.

“Në vitin 2025 është evidentuar një rritje e ndjeshme e ndërhyrjeve, duke reflektuar një ngarkesë operative më të lartë për strukturat zjarrfikëse. Ky trend tregon zgjerim të rolit të shërbimit në menaxhimin e emergjencave dhe kërkon rishikim të kapaciteteve njerëzore dhe logjistike. Nga ana tjetër rritja e numrit të inspektimeve në vitin 2025 me 806 inspektime më shumë krahasuar me vitin 2024, përfaqëson një zhvillim pozitiv në aspektin e parandalimit” vlerëson raporti.

Megjithatë, dokumenti nënvizon se krahasimi me rritjen e zjarreve tregon se ndikimi parandalues i inspektimeve mbetet i kufizuar dhe kërkon riorientim drejt sektorëve me risk të lartë.

Ndërkohë gjatë vitit 2025 ka pasur një rritje të ndjeshme të ndërhyrjeve, duke reflektuar një ngarkesë operative më të lartë për strukturat e varësisë.

“Ky trend tregon zgjerimin e rolit të shërbimit dhe menaxhimit të emergjencave me qëllim përmirësimin e kapaciteteve logjistike dhe njerëzore. Gjatë vitit 2025 ka pasur 1871 raste ndërhyrje për shpëtim. Ndërhyrjet për shpëtim kanë shënuar nivelin më të lartë, në muajin dhjetor me 296 raste dhe numri më i ulët në muajin shkurt me 71 raste” thuhet në dokument. Monitor

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI