Flash

Izraeli sulmon Sirinë pas përleshjeve me druzët

Lapsi.al 20 March 2026
Izraeli sulmon Sirinë pas përleshjeve me druzët

Sipas raportimeve në mediat e huaja, Izraeli ka kryer sulme ajrore mbi infrastrukturën qeveritare siriane në jug të vendit.

Sulmet shihen si përgjigje të situatës ndaj civilëve druzë në provincën Suweida.

Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se goditi një qendër komande dhe armë të ruajtura në komplekset e ushtrisë gjatë natës.

"IDF (Forcat Mbrojtëse të Izraelit) nuk do të tolerojnë dëmin ndaj popullsisë druze në Siri dhe do të vazhdojnë të veprojnë për t'i mbrojtur ata",-tha ushtria.

Ministria e Jashtme Siriane e denoncoi sulmin si një sulm të egër ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë dhe e quajti justifikimin e Izraelit si pretekst të dobët dhe justifikim të sajuar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI